Anila Bitri

Ambasadore Shqiptare në Itali

Anila Bitri Lani (e lindur më 1963, Tiranë) është ambasadore e ShqipërisëItali.[1] Kreu studimet në Universitetin e Tiranës për Histori dhe Gjuhë Spanjolle. Ka qenë pedagoge e Historisë së Mesjetës në Universitet dhe është doktoruar në Marrëdhëniet Shqiptaro-Spanjolle të Mesjetës në Universitetin e Tiranës dhe në Universitetin e Granadës në Spanjë. Në vitin 2002 shërben si konsulle e Nderit të Spanjës dhe në përfundim të mandatit dekorohet nga mbreti Huan Karlos për shërbimet ndaj shtetit spanjoll. Më pas punoi si ambasadore në Madrid. Në historinë e marrëdhënieve të Shqipërisë me Spanjën Bitri është ambasadorja më jetëgjatë. Gjatë mandatit të saj, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë njohur një hov zhvillimi si në marrëdhëniet politike, ekonomike dhe kulturore. Në Spanjë Bitri është cilësuar si “Ambasadorja e huaj që flet më mirë spanjishten”.

Referime

Redakto
  1. ^ "CV Ambasadore". ambasadat.gov.al. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Itali. Marrë më 16 gusht 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)