Anila Denaj
Anila Denaj Ministrja e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, ka lindur në Tiranë, më 18 shtator 1973.
Është diplomuar për Menaxhim Financiar dhe Bankar në vitin 1995 në Universitetin e Tiranës dhe ka më shumë se 22 vjet përvojë pune. Në shtator 2018, znj. Denaj u emërua Drejtore e Përgjithshme e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor (FSDKSH) në Shqipëri. Më herët, znj. Denaj ka qenë anëtare e Bordit të Këshillit Administrativ të FSDKSH-së, anëtare e Bordit të Fondit Shqiptar të Sigurimeve Shoqërore dhe anëtare e Bordit Mbikëqyrës së Kompanisë së Sigurimeve INSIG SH.A. Për një periudhë tre vjeçare, znj. Denaj ka qenë Anëtare e Bordit të Autoritetit të Komunikimit Elektronik dhe Postar në Shqipëri (A.K.E.P). Përgjatë periudhës tetor 2013 – janar 2015 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave, me fokus kryesor mbikëqyrjen e operacioneve në Departamentin e Financave, Legjislacionit dhe Menaxhimit të Pronës Shtetërore, në menaxhimin e teknologjisë së informacionit, Departamentit të Administratës dhe të Burimeve Njerëzore. Znj. Denaj ka punuar për 12 vjet në ProCredit Holding Gmbh/ IPC Consulting Gmbh, duke mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese në bankat e Grupit ProCredit në: Salvador, Bolivi, Ekuador, Rumani dhe Mozambik. Eksperiencën e saj në këtë fushë e ka nisur në bankën FEFAD, më vonë të quajtur ProCredit. Në këtë aktivitet, ajo ka mbajtur pozicionin Zëvendësdrejtore e Përgjithshme e bankës. Znj. Denaj ka bashkëpunuar me Shkollën e Administratës Publike (ASPA) që nga viti 2014, si lektore me kohë të pjesshme në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore. [1]
Referime
Redakto- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2020. Marrë më 11 qershor 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)