Anita Hill
Anita Faye Hill (lindur në 30 qershor 1956) është një avokate amerikane dhe akademike. Ajo është profesoreshë për politikat sociale, ligjin dhe studimet gjinore në Universitetin e Brandeis si dhe anëtare e fakultetit të Heller School for Social Policy and Management. Ajo u shndërrua në figurë publike në 1991 kur ajo hodhi akuza për ngacmim seksual ndaj kandidatit të Gjykatës Supreme së SHBA, Clarence Thomas, njëkohësisht eprori i saj në Departamentin e Edukimit të SHBA.
Jeta e hershme
RedaktoHill lindi në Lone Tree, Oklahoma, më e vogla e 13 fëmijëve të Albert dhe Erma Hill, të cilët ishin fermerë. Familja e saj vinte nga Arkansas, ku stërgjyshërit e saj lindën dhe u bënë pjesë e sistemit të skllavërisë. Hill u rrit në një familje të besimit baptist.
Kontroversiteti
RedaktoNë 1991 Presidenti George H. W. Bush nominoi Clarence Thomas, gjykatësin federal i cili do të zëvendësonte homologun e tij Thurgood Marshall. Dëgjesat e Senatit e mbështetën kandidaturën e Thomasit, mbi bazën e karakterit të tij si kualifikimin primar në emërimin e tij në Gjykatën e Lartë, për profesionalitetin që ai shfaqi për më pak se një vit. Kandidimi i tij nuk kishte ndeshur kundërshtime ndaj emërimi i tij dukej i sigurtë, derisa një raport i një interviste private të Hill publikuar nga FBI u bë i mundur për shtypin. Seancat u rihapën dhe Hill u thirr në gjyq për të dëshmuar. Hill u shpreh në tetor 1991 në një dëgjesë televizive në gjyq se Thomas e kishte nagcmuar seksualisht atë kur ishte eprori i saj në Departamentin e Edukimit. Kur u pyet se pse ajo zgjodhi të punojë në një vend tjetër edhe pse Thomas ishte përsëri atje, ajo u shpreh se dëshironte të punonte në një pozicion me reputacion në fushën e të drejtave civile. Por me kalimin e kohës e kuptoi se ngacmimet seksuale ishin prezente dhe në vendin e ri të punës.
Sipas Hill, Thomas i kishte propozuar të dilnin shumë herë gjatë këtyre dy viteve e punësuar si asistentja e tij, dhe pas refuzimesh të shumta ai fliste shpeshherë në zyrë për çështje të seksit. “Ai fliste për video ku shfaqeshin orgji si dhe ndonjëherë tregonte dhe për kapacitetet e tij seksuale si dhe detaje të anatomisë së tij”. Ndërsa senatori republikan Orrin Hatch u shpreh se Hill ishte pjesë e grupeve të interesit që donin të shkatërronin karrierën e Thomas.
Mbështetësit e Thomas dyshonin mbi kredibilitetin e fjalëve të Hill, duke u shprehur se ajo ishte delusionale dhe se mbase ishte përçmuar prej Thoams dhe ky ishte plani i saj hakmarrës.
Çmimet dhe fama
RedaktoNë vitin 2005, Hill u zgjodh si një pjesëtare e fondacionit Fletcher .Ajo u pranua në vitin 1933 ne ''Oklahoma Women's Hall of Fame''.Deklarata e saj e hapjes në Komisionin e Gjyqësorit të Senatit në vitin 1991 është renditur si Nr. 69 në 100 Fjalimet më të Mira Retorike të shekullit të 20-të.Ajo gjithashtu shërben në Bordin e Administratorëve të besuar për Kolegjin Vermont të Jugut në Bennington, Vermont. Më 7 janar 2017, Hill u inkuadrua si anëtare nderi i Zeta Phi Beta në takimin e Bordit Ekzekutiv Kombëtar në Dallas, Teksas.