Anku është një kryq. Simboli i kryqit është jashtëzakonisht i ndërlikuar dhe ka kuptime të shumëllojshme. E gjejmë në të gjitha fetë dhe kulturat si përfaqësim të Njeriut, në pikën e takimit të tokës dhe parajsës. Anku është kryqi i egjyptianëve të lashtë. Është çelësi i vdekjes dhe jetës.

Anku

Duke filluar që nga pjesa e sipërme, Kryqi egjyptian është i përbërë nga nje lak, një rreth i pafund që simbolizon botën hyjnore, shpirtin e Ra-së, diellin e Egjiptit. Ky rreth përdoret si dorezë për zotat që e mbajnë atë. Kjo dorezë pushon në tokë, si dielli në horizont, kur lind ose perëndon. Viza horizontale simbolizon materien, dhe është asgjë tjetër sesa iluzioni i vijës horizontale të krijuar nga ngulitja e syve të njeriut, fati i të cilit si qënie njerëzore nuk është i kufizuar në botën tokësore. Egjiptjanët e lashtë e dinin se qëndrimi i tyre në tokë ishte vetëm I përkohshëm dhe ishte vetëm një pjesë e vogël e një evolucioni zinxhir të gjatë me miliona lidhje.

Laku është shoqëruar me boshtin vertikal, duke përfaqësuar zbritjen e shpirtit tonë në materie si dhe rrugën zbritëse, mbrapa për tek origjina. Është rruga e kundërt që njeriu duhet të ndjekë, duke filluar që nga pika më e ulët. Dhe çdo herë ai lind një jetë të re, për të filluar ose për të mbajtur ngjitjen e nivelit të tij. Në këtë mënyrë, njeriu ka zgjuar vetëdijen e tij si qënie njerëzore. Me fjalë të tjera njeriu zhvillon gjykimin e tij, me inteligjencë dhe vullnet për të ndjekur rrugën e tij, duke u ndjerë i bashkuar me unin e tij superior, pjesën e tij më Shpirtërore dhe Hyjnore.

Ky çelës hap gjithashtu derën që drejton për në botën e të vdekurve dhe perceptimit të përjetësisë brendësore. Në ritualet mortore, Anku, i mbajtur nga laku, përfaqëson çelësin e dyerve të varrit dhe i vendosur mes syve, detyrohet të mbaj sekrete.

Gjithashtu Anku është parë si lidhje magjike që lidh çdo gjë në nyjen që mban gjërat bashkë. Kështu që quhet” Nyja e Isis” dhe ka kuptimin e “lidhjes”, si “yug” për Indianët. Isis është personazhi i dytë në trininë egjiptiane të formuar nga Osiris, Isis dhe Horus. Ajo është ndërmjetësja hyjnore. Perëndesha e dashurisë dhe jetës do ribashkojë trupin e ndarë të burrit të saj hyjnor Osiris, simbolin e Misterit. Në të njëjtën mënyrë, njeriu arrin dije superiore duke zhvilluar vullnetin e tij, në një forcë bashkimi me qënien e brendëshme, të vërtetën, ku vetëdija e pavdekësisë së tij prehet.

Burimet

Redakto