Annapolis është kryeqyteti i shtetit amerikan të Merilëndit, si dhe qendra e qarkut Anne Arundel.

Annapolis
Annapolis
Qytet
Flamuri i {{{official_name}}}
Popullsia
 • Gjithsej(2.010) 38,394
{{{postal_code_type}}}
21401-21405, 21409, 21411-21412
Faqja zyrtarewww.Annapolis.gov
Vendodhja e Anapolis në Merilënd

Qyteti shërbeu si selia e Kongresit të Konfederatës (më parë Kongresi i Dytë Kontinental) dhe kryeqytet kombëtar i përkohshëm i Shteteve të Bashkuara në 1783-1784. Në atë kohë, Gjenerali Xhorxh Uashington erdhi para trupit të mbledhur në ndërtesën e Parlamentit të Shtetit të Merilëndit dhe dha dorëheqjen si Komandant i Ushtrisë Kontinentale. Një muaj më vonë, Kongresi ratifikoi Traktatin e Parisit në 1783, duke i dhënë fund Luftës Revolucionare Amerikane, dhe njohjen e pavarësisë s Shteteve të Bashkuara nga Britania e Madhe. Ndërtesa e Parlamentit të shtetit dhe bashkisë ishte gjithashtu vendi i Konventës së Anapolisit të vitit 1786, e cila i bëri thirrje Shteteve për të dërguar delegatë në Konventën Kushtetuese për vitin e ardhshëm në Filadelfia. Mbi 220 vjet më vonë, në vitin 2007 u mbajt Konferenca e Paqes e Anapolisit. Në Anapolis ndodhet Kolegji Saint John, i themeluar 1696, si dhe Akademia Detare e Shteteve të Bashkuara, themeluar 1845.