Një tjetër lloj i antenave të thjeshta të lira dhe shumë të gjithanshme janë antenat unazë (ang. Loop antenna). Antenat unazë kanë forma të ndryshme si p.sh drejtkëndësh, trekëndësh, në formë të rrethit, elipsës, katrorit dhe shumë konfiguracione tjera. Për shkak të thjeshtësisë në analizë dhe konstruksion antenat unazë në formë rrethi janë më të popullarizuara dhe kanë një vëmendje më të gjerë.[1]

Antenat unazë janë zakonisht te klasifikuara ne dy kategori : antena të vogla elektrike dhe antena të mëha elektrike.

Antenat e vogla elektrike janë ato antena perimetri i të cilave është zakonisht më i vogël 1/10 e gjatësisë valore (C< λ/10).

Antenat unazë të mëdha elektrike janë ato antena, perimetri i të cilave është sa gjatësia valore në hapësirën e zbrazët (C~λ).

Shumica e aplikimeve të antenave unazë janë në brezin :

  • HF (3-30 MHz)
  • VHF (30-300 MHz)
  • UHF (300-3000 MHz)
 

Antenat unazë me energji të vogël

Redakto

Këto antena kanë rezistencë të vogël të energjisë së rrezatimit. Zakonisht paraqiten në modin pranues si p.sh në radio dore ku antena efektivisht nuk është aq e rëndësishme. Ato gjithashtu përdoren si kontrollues për fushat matëse dhe si antena direkte për navigacion të radiovalëve. Rezistenca e radiacionit të unazës mund të rritet dhe të krahasohet me impedancën karakteristike të linjave transmetuese duke e rritur elektrikisht perimetrin dhe/ose numrin e rrotullimeve. Një mënyrë tjetër për të rritur rezistencën e rrezatimit (radiacionit) të unazave është të fusim në perimetrin e tyre bërthamë ferrite me permeabilitet të lartë e cila do të rritë intensitetin e fushës magnetike kështu që edhe rezistencën e rrezatimit. Këto quhen unaza ferrite (ferrite loops).

Antenat unazë me energji të madhe

Redakto

Këto antena përdoren kryesisht në grupe të drejtuara (directional arrays) si p.sh në antena spirale. Për këto dhe aplikime tjera të ngjashme, rrezatimi më i madh është i drejtuar përgjatë boshtit të unazës.

Për të arritur (realizuar) këtë strukturë drejtuese, perimetri i unazës duhet të jetë sa gjatësia valore në hapësirën e zbrazët.

Antenat unazë të vogla rrethore

Redakto

Forma më e përshtatshme gjeometrike për analizimin e fushës së antenave unazë është të pozicionojmë antenën simetrikisht në rrafshin x-y ku z=0. Teli (përcjellësi) duket të jetë shumë i hollë dhe shpërndarja hapsinore e rrymës është dhënë me IΦ=I0 ku I0 është konstante.

Antenat unazë poligonale (shumëkëndëshe)

Redakto

Antenat më atraktive të këtij lloji janë në formë të katrorit, të drejtkëndëshit, të trekëndëshit dhe rombit. Këto antena mund të përdoren për aplikime praktike siç është aeroplani, raketat dhe sistemet e komunikimit. Sidoqoftë për shkak të kompleksitetit të strukturës së tyre analiza teorike duket të jetë e pasuksesshme. Për këtë arsye përdorimet e këtyre antenave kanë një vëmendje më të vogël. Zakonisht antenat unazë rrethore janë përdorur në brexin UHF për shkak të drejtimit të tyre të lartë gjersa antenat në formë trekëndëshi dhe katrori përdoren në brezin HF dhe UHF për shkak të përparësive në konstruksionin e tyre mekanik.

  • Antenat unazë ne formë katrori – janë antenat me konfiguracion më të thjeshtë. Struktura e fushës për një unazë të vogël në secilën rrafsh kryesor është e përbërë nga dipoli i vogël linear i rrymës konstante I0 dhe gjatësisë a. Fusha është dhënë në rrafshin y-z.

Fushat në rrafshet tjera është më vështirë të përdoren prandaj nuk do te shqyrtohen këtu.

  • Antenat unazë në formë trekëndëshe, drejtkëndëshe dhe rombike

Antena unazë trekëndëshe e llojit top-driven e ka terminalin e saj në qoshin e lartë të trekëndëshit gjersa konfiguracioni base-driven e ka terminalin ne bazë. Antena unazë drejtkëndëshe e ka terminalin e saj në qendër të një prej brinjëve të saj. Antena unazë rombike e ka terminalin e saj në një prej qosheve të tij.

Shiko gjithashtu

Redakto

Referimet

Redakto
  1. ^ Constantine A.Balanis -"Antenna theory analysis and design" -Third edition