Antenat pasqyrë (reflektuese)[1] (ang. Reflector Antennas) kanë qenë në përdorim qysh nga zbulimi i valëve elektomagnetike në vitin 1888 nga Herc. Sidoqoftë një art i mirë i analizimit dhe i dizajnimit të reflektorëve të formave te ndryshme gjeometrike nuk ia doli ne krye deri në ditët e Luftës së II Botërore ku shumë aplikime të radarëve u përfshinë. Kërkesat pasuese të reflektorëve (pasqyrave) për t'u përdorur ne radio astronomi, komunikim mikrovalë dhe satelit gjurmues rezultuan me një progres spektakular në zhvillimin e analizës së ndërlikuar dhe teknikave eksperimentale në formimin e sipërfaqeve reflektuese. Përdorimi i antenave reflektuese për komunikimet në hapësira, siç është në hapësirën program dhe veçanërisht shpërndarja e tyre në sipërfaqen e hënës rezultuan në rregullimin e antenës reflektuese.

Antenat pasqyrë

Shumë artikuj te periudhave të ndryshme te analizimit dhe dizajnimit të reflektorëve të lakuar kanë qenë publikuar.

Skeda:Pasqyra e rrafshet.jpg
Antena pasqyrë e rrafshet

Antena pasqyrë e rrafshët

Redakto

Tipi më i thjeshtë i pasqyrave është pasqyra e rrafshët që i paraqitet energjisë direkte në drejtimin e dëshiruar. Kjo ka qenë qartë e demonstruar që polarizimi i burimit rrezatues dhe pozita e tij relative në sipërfaqen reflektuese mund të përdoret për të kontrolluar elementet rrezatuese (strukturën, impedancen, drejtimin ) në një s5stem gjithëpërfshirës.

Megjithëqë dimensionet infinite te pasqyrës së rrafshët janë idealizuar, rezultatet mund të përdoren si përafrime për sipërfaqet e gjera elektrike.

Skeda:Pasqyra kend.jpg
Antena pasqyrë kënd

Antena pasqyrë kënd

Redakto

Për të shpërndarë më mirë energjinë përpara, forma gjeometrike e pasqyrës së rrafshët duhet të ndryshohet për të penguar rrezatimin prapa dhe drejtimeve anësore. Ky aranzhim qe e përmbush përmban dy pasqyra të rrafshëta të bashkuara për të formuar një kënd. Kjo është e njohur si pasqyrë kënd. Për shkak të thjeshtësise ne konstruktim, ka mjaftë aplikme unike. P.sh nëse pasqyra është përdorur si një shënjestër për radar ose aplikacione komunikimi, ajo do të kthej sinjalin saktësisht në drejtimin e njëjte që është pranuar kur këndi i tij i përfshirë është 90 shkallë. Pasqyrat kënd janë gjithashtu gjerësisht të përdorura si elemente në televizionat shtëpiak.

Antena pasqyrë parabolike

Redakto

Karakteristikat e përgjithshme të radiacionit të pasqyrës mund të përmirësohet nëse konfiguracioni i përgjithshëm i sipërfaqes mund të përmirësohet.

Nese burimi kryesor është i vendosur në pikëen fokale, rrezet e reflektuara nga pasqyrat parabolike do të shfaqen si rreze paralele. Pika simetrike në sipërfaqen parabolike është e njohur si kulm. Përderisa pranuesi është I vendosur në pikën fokale të paraboles konfiguracioni është i nofur si front fed. Kemi reflektoret primar qe janë parabolik pastaj ata sekondar qe janë hiperbolat.

Casegrain (një astronom i njohur) e përdori një skemë për të konstruktuar teleskopat optik dhe pastaj dizajni i tij i kopjur për tu përdorur në frekuencat e radio sistemve. Pasqyra parabolike mund të merr dy forma të ndryshme. Tipi më i përdorur i këtij reflektimi është dipoli linear.

Shiko gjithashtu

Redakto

Referimet

Redakto
  1. ^ Constantine A. Balanis -"Antenna theory analysis and design" - Third edition