Antonomazia
(Përcjellë nga Antonomasi)
Në retorikë, antonomazia (gr. ἀντονομασία nga folja ἀντονομάζειν, antonomazein "të emërtosh ndryshe") është një lloj metonimie në të cilën një epitet apo një shprehi zë vendin e emrit të përveçëm si p.sh. "Asllani i Janinës" për Ali pashë Tepelenën apo "Plaku i Vlorës" për Ismail Qemalin.[1] Në rendin bisedor, antonomazi është edhe përdorimi i një emri të përveçëm si emër arketipor, për të shprehur një ide të përgjithshme.