Në retorikë, antonomazia (gr. ἀντονομασία nga folja ἀντονομάζειν, antonomazein "të emërtosh ndryshe") është një lloj metonimie në të cilën një epitet apo një shprehi zë vendin e emrit të përveçëm si p.sh. "Asllani i Janinës" për Ali pashë Tepelenën apo "Plaku i Vlorës" për Ismail Qemalin.[1] Në rendin bisedor, antonomazi është edhe përdorimi i një emri të përveçëm si emër arketipor, për të shprehur një ide të përgjithshme.

Referime

Redakto
  1. ^ F. Leka, F. Podgorica, S. Hoxha (1972). Fjalor shpjegues i termave të letërsisë. Tiranë: Universiteti Shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë. fq. 19. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)