Apollo 13 ishte misioni i shtatë në programin e hapësirës Apollo dhe i treti me qëllim të ulej në Hënë. Anija u lëshua ë 11 prill, 1970, më 13:13 CST nga Qendra Hapësinore Kennedy, por ulja në hënë u ndërpre pasi një rezervuar oksigjeni shpërtheu dy ditë më vonë, duke dëmtuar Modulin e Shërbimit (SM) në të cilin varej Moduli i Komandës (CM). Përkundër vështirësive të mëdha të shkaktuara nga energjia e kufizaur, humbja e kabinës së nxehtësisë, mungesa e ujit të pijshëm, mungesa kritike për sistemin e heqjes së dioksidit të karbonit, ekuipazhi u kthyes shëndosh në tokë më 17 prill.

Ekuipazhi i Apollo 13 fotografoi Hënën duke kaluar nga Moduli Lunar; Në foto duket edhe Moduli Komandues i çaktivizuar.

Fluturimi ishte nën udhëheqjen e James A. Lovell me John L. "Jack" Swigert si Pilot i Modulit të komandës dhe Fred W. Haise si Pilot i Modulit Lunar.

Pocitioni Astronauti
Komandanti Jim Lovell
Fututimi në hapësirë i katërti dhe i fundit
Pilot i Modulit të Komandës Jack Swigert
Fluturimi i vetëm në napësirë
Piloti i Modulit Lunar Fred Haise
Fluturimi i vetëm në napësirë

Shkrime të tjera

Redakto
  • Lattimer, Dick (1985). All We Did Was Fly to the Moon. History-alive series (në anglisht). Vëll. 1. Parathënie nga James A. Michener (bot. 1-(i parë)). Alachua, FL: Whispering Eagle Press. ISBN 0-9611228-0-3. LCCN 85222271.

Lidhjet e jashtme

Redakto

Raportet e NASA-s