Arbana Hajredinaj

This is the stable version, checked on 29 tetor 2017. 1 pending change awaits review.

Arbana Hajredinaj ka lindur më 1970 në Prishtinë (Kosovë). Më 1994 mbaroi studimet në SHLP-Matematikë dhe më 2002 mbaroi studimet e Pikturës në klasën e prof. Xhevdet Xhafës. Punon në RTK si teknike e fotografisë. Ka punuar në OSBE si Dizajner Grafik dhe Web Dizajner. Gjithashtu edhe në IOM, KDA, BSF dhe MSF ka punuar si Dizajner Grafik.

Ekspozitat Personale:

"ATJE NISI"- (video instalacion) -2008- për nder të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës-Galeria e Arteve-Prishtinë/Kosovë

“HOMAZH PËR BABAIN”-(video instalacion) -2005- Galeria e Departamentit të Kulturës-Prishtinë

“FEMRAT NGA MARSI” -2003 – Galeria e Arteve-Vizioni 2000– Gjakovë

“ASGJE NUK ËSHTË E PËRSOSUR”-(Video Instalacion) -2002– Galeria e Depar. të Kulturës-Prishtinë

“ARTI IM” –2001– USAID–Prishtinë

“FUNDI I DITËVE DHE NJË FILLIM I RI”-(Performance) –2001- (Instituti Albanologjik)–Prishtinë