Arben Duka
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Arben Duka (Labovë, 5 dhjetor 1957) është një poet shqiptar dhe ish-ushtarak.
Jeta
RedaktoU lind në Labovë të Gjirokastrës. Ka mbaruar Akademinë Ushtarake dhe Universitetin "Aleksandër Xhuvani". Ka ndofta biografinë më të pasur letrare dhe artistike në vënd. Është autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara gjer në pesë herë. Është bashkëautor në rreth tre mijë këngë të të gjitha zhanërve duke filluar qysh nga viti 1974. Ka dhjetra çmime si autor dhe bashkëautor në gjininë e këngës, ku spikasin shtatë çmime të para në Festivalet Kombëtare të këngës në Radiot Televizionin Shqiptar. Është autor i mijëra e mijëra vargjeve humoristik dhe satirikë në shumë të përditëshme dhe periodike. Ka mbuluar për rreth shtatë vjet "Intervistat E Kaso Kosës" në gazetën "Intervista" duke qënë i spikatur dhe në prozë në këtë fushë. Por Arben Duka është më së shumti një poet lirik. Janë të shumta këngët hite në vite që mbajnë firmën e Arben Dukës, është e pamundur të shkruhet gjithë ajo listë e gjatë. Duka është autor i tekstit të Hymnit të Policisë së Shtetit.
Veprat
Redakto- Nektari i këngëve
- Njëmijë puthje
- Ç'të bëj me fjalën?
- Letra dashurie-në pesë libra të veçantë.
- Unë isha një i vetëm
- Intervistat e Kaso Kosës
- Vetëm ty të kam
- Gjiri i Virgjëreshë (i botuar gjashtë herë)
- Ç'ja thoshte bilbili-humor e satirë
- Pushtetarë dhe zagarë-humor dhe satirë
- Grek o grek kokë goricë-satirë
- Rroj se nuk vdes dot
- Labovë moj Labovë-poemë.
- Kristale të thyer
- Dashuria është abstrakte
- Aromë vajze
- Heroi i dashurisë
- Fisnikëria e ka një emër-kushtim për I.Hasanbelliun.
- Vipa dhe rripa-humor dhe satirë.
- Taksidarët e gjakut-satirë
- Njeriu me bllok
- Aliu dhe Saliu
- Rebelohuni-satirë
- Biri i shqiponjës-poemë për Heroin e Popullit-Jaho Gjoliku
- Sa doli Xhuvelëria, plasi sheshit kurvëria-në dy volume,
Mirënjohje
RedaktoArben Duka është "Nderi i Qarkut Gjirokastër", "Nderi i Odries", "Nderi i Lunxhërisë", "Nderi i veteranëve të luftës", "Qytetar Nderi i Gjirokastrës".