Arben Morina
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Arben Morina ka lindur më 10 gusht të vitit 1956 në Tiranë, Shqipëri, është piktor shqiptar. Ka studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura, Tiranë (1978-1982) dhe ka punuar në Galerinë Kombëtare të Arteve të Bukura në Tiranë. Lëvizi dhe qëndroi në Firence të Italisë (dhjetor 1990-1998). Gjatë qëndrimit të tij në Firence pikturoi në mënyre intensive. Pikturat e tij ndodhen në koleksionet private të familjeve shumë të famshme Italiane, veçanërisht të atyre Fiorentine :
Në pallatet e Markezeve Frescobaldi në Firence : Portrete të shumta të familjes, peizazhe dhe natyra të qeta.
Në pallatet e Markezëve Antinori në Firence : Portrete të anëtarëve të familjes.
Princi Egon von Fuerstenberg : Portrete të anëtarëve të familjes.
Shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Rochester (New York), në dhjetor 1998. Në shkurt të vitit 2000 shkoi në qytetin e New York-ut. Në shtator u kthye në Firence.
Ekspozita
Redakto- 1976, 1977, 1978 - Galeria Kombëtare e Arteve te Bukura, Tirane.
- 1979, 1981 - Akademia e Arteve te Bukura, Tirane.
- 1982, 1983, 1984 - Galeria Kombëtare e Arteve te Bukura, Tirane.
- 1985 - Pallati i Kulturës, Tirane.
- 1985 - Qendra e UNESCO, Paris.
- 1985 - Biennale, Vjene.
- 1986, 1987 - Galeria Kombëtare e Arteve te Bukura, Tirane.
- 1987 -Pallati i Kulturës, Tirane.
- 1988 - Pallati i Kulturës, Tirane.
- 1989 - Galeria Kombëtare e Arteve te Bukura, Tirane.
- 1989 - Pallati i Kulturës "Studenti", Tirane.
- 1990 - Galeria Dafne, Crotone, Itali.
- 1999 - Barnes & Noble, Rochester (New York).
- 1999 - Bertha V. B. Lederer Gallery of Suny, Geneseo (New York).
- 1999 - Casa Italiana, Nazareth College, Pittsford (New York).
- 2006 - Akademia e Arteve te Bukura, Tiranë.
- 2007 - Muzeu Historik Kombëtar, Tirane.
Çmime të fituara
RedaktoNe konkursin e organizuar me studentet e Akademisë së Arteve të Bukura fiton :
- 1979 - Çmim te Pare për portretet e tij.
- 1981 - Çmim te Pare për portretet e tij.
- 1984 - Çmim Kombëtar.
- 1987 - Çmim Kombëtar.
- 1988 - Çmim Kombëtar.
- 1989 - Çmim Kombëtar.
- 1999 - Pittsford Village Colonial Days Fine Arts - Çmim i merituar Pittsford (New York). 7 piktura të tij janë prone e Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë.