Arben Ristani është jurist dhe politikan shqiptar, deputet i Partisë DemokratikeKuvendin e Shqipërisë[1][2] dhe Sekretar i Përgjithshëm i saj[3].

Arben Ristani
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
Në detyrë
2013–Vazhdon
Të dhëna vetjake
U lind më29 mars 1969
Tiranë
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePD
Fëmijët2
Punësimijurist, politikan

Ristani është diplomuar në Universitetin e Tiranës në Fakultetin Juridik në vitin 1991. Ka punuar për disa vite si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, si avokat, në Ministrinë e Drejtësisë, si këshilltar juridik i Presidentit të Republikës etj. Në vitet 2006 – 2008 ka qenë anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe më pas në vitin 2009 është emëruar si kryetar i këtij komisioni, vend të cilin e ka mbajtur deri në vitin 2012.

Në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, Arben Ristani u zgjodh deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe më 30 nëntor 2014 ai u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.

Ristani zotëron gjuhët anglisht dhe frëngjisht.

Shiko edhe

Redakto

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë 2013-2017

Lista e deputetëve të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Shqipërisë

Shënime

Redakto
  1. ^ "KQZ Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë 2013" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 korrik 2017. Marrë më 20 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Kuvendi i Shqipërisë - Jetëshkrimet e deputetëve
  3. ^ Partia Demokratike - Kryesia