Ardian Fullani
Ardian Fullani , ish-guvernatori i Bankes se Shqiperise[1], është diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Dega Financë dhe në Fakultetin Juridik, pranë Universitetit të Tiranës, përkatësisht në vitin 1977 dhe në vitin 1991.[2]
Ky 07.09.2014 nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
=Karriera
RedaktoFullani e nisi karrierën e tij në sektorin bankar në vitin 1987, ku ai u emërua zëvendës-drejtor i Departamentit të Jashtëm të bankës, një pozicion që e mbajti deri në vitin 1992.
Pas kësaj, Fullani punoi si zëvëndës-guvernator në periudhën 1993–96. Ai dha kontributin e tij në krijimin e Bankës Qendrore në Shqipëri, në përgatitjen e kuadrit të saj rregullator si dhe në hartimin dhe bashkërendimin e strategjive të Bankës së Shqipërisë për ndërmjetësimin dhe bashkëpunimin me FMN, me Bankën Botërore, me BERZH dhe me institucionet e tjera financiare ndërkombëtare.
Gjithashtu, z.Fullani ka punuar si koordinator i projekteve të investimeve nga financimet e huaja (përfshi FEFAD, Fondacionin për Financimin dhe Zhvillimin e Ndërmarrjeve dhe KfW, Kreditanstalt für Wiederaufbau); koordinator shqiptar për krijimin dhe licencimin e bankave të para me kapital të përbashkët (Bankës Italo-Shqiptare dhe Bankës Islamike Arabo-Shqiptare); koordinator dhe pjesëmarrës në Komitetin e Bisedimit të Borxhit të Jashtëm të Shqipërisë me Klubin e Parisit dhe në Komitetin Këshillues të 40 bankave kreditore, gjatë ristrukturimit dhe zgjidhjes së borxhit të jashtëm të prapambetur të Shqipërisë.
Gjatë viteve 1996-1997, përvoja e Fullani shtrihet edhe në fushën e konsulencës për projekte zhvillimi kombëtare e ndërkombëtare, ku mund të përmenden projektet gjermano-shqiptare për financimin e biznesit të vogël dhe të mesëm në bujqësi dhe në agroindustri; ristrukturimin dhe institucionalizimin e tregut të këmbimeve valutore dhe zhvillimin e tregut të kapitaleve në Shqipëri; analizën e tregut të kapitaleve në Shqipëri. Fullani është bashkëautor i një studimi mbi rreziqet dhe pasojat e zyrtarizimit, ristrukturimit dhe transformimit të skemave piramidale në Shqipëri.
Eksperienca me Bankën Italo-Shqiptare i përket periudhës 1997-2004, fillimisht si Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor i Departamentit Financiar (1997-2000) e më vonë si Drejtor i Përgjithshëm i Bankës (2000-2004). Fullani ka mbajtur edhe funksionet e Presidentit të Shoqatës Shqiptare të Bankave, të Institutit të Studimeve e Asistencës Bankare si dhe të Komisionerit në Komisionin e Letrave me Vlerë. Në nëntor 2004, ai u emërua gurvenatori i ri i Bankës së Shqipërisë, një pozicion që e mbajti për 10 vite.[3]
Guvernatori Fullani mban titullin "Commendatore dell'Ordine della Stella della solidarietà italiana/ Urdhri i Yllit të solidaritetit italian", i akorduar nga Presidenti i Republikës së Italisë. Momentalisht Z Ardian Fullani eshte antari i bordit te Bankes Kombetare te Malit te Zi
Hetimet rreth vjedhjes së parave në B.SH
RedaktoAi u arrestua në 5 shtator 2014 nën akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me skandalin e vjedhjes së 713 milione lekëve nga Banka e Shqiperisë dhe në datën 6 shtator 2014 u shkarkua nga detyra si Guvernator. Për këtë shkarkim Ardian Fullani ngriti një padi në gjykatën e shkallës së parë për dëmshpërblim pasuror dhe jo pasuror të shkaktuar nga vendimi për shkarkimin e tij dhe fitoi gjyqin duke garantuar kështu pagën për një periudhë 1 vjeçare.[1][4][5]
Shiko dhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b Fullani shkarkohet nga Këshilli Mbikqyrës[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur], Gazeta MAPO 06.09.2014
- ^ "Kush është Ardian Fullani?". Ora News. 6 shtator 2014. Marrë më 17 gusht 2024.
- ^ "Ardian Fullani prezantohet si guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë". TV Klan. 3 nëntor 2004. Marrë më 17 gusht 2024.[lidhje e vdekur]
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2014. Marrë më 6 shtator 2014.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 6 shtator 2014. Marrë më 6 shtator 2014.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)