Ardian Gashi (lindi më 20 qershor 1981) është futbollist kosovarë i cili luan për skuadrën norvegjeze Odds BK. Ardiani është nga Kosova, por familja e tij kanë shkuar në Norvegji kur Ardiani ishte tetë vjeçar. Ai u bë qytetarë norvegjezë dhe ka luajtur në kombëtaren norvegjeze deri në vitin 2014.

Ardian Gashi
Ardiani me skuadrën Vålerenga më 2006
Informacioni personal
Data e lindjes 20 qershor 1981
Vendi i lindjes Gjakova, Kosovë
Gjatësia 1.72 m (5 ft 8 in)
Pozicioni(et) Mesfushor në qendër
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Odd
Numri 3
Karriera me të rinjtë
KIL/Hemne
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2001 Molde 4 (0)
2002–2003 Ørn Horten 39 (9)
2003 Vålerenga (huazim) 14 (1)
2004–2006 Vålerenga 62 (10)
2006–2007 Brann 18 (0)
2007–2009 Fredrikstad 64 (10)
2010–2014 Helsingborg 124 (8)
2014– Odd 27 (1)
Karriera ndërkombëtare
2002–2003 Norvegjia U-21 18 (2)
2004–2013 Norvegjia 14 (0)
2014 Kosova 2 (0)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Karriera

Redakto

Ardiani ka lindur në Gjakovë, por bashkë me familjen e tij kanë shkuar në Norvegji si refugjatë kur ishte tetë vjeçar.[1][2] Ata shkuan në një fshat norvegjezë me emrin Kyrksæterøra, ku edhe filloi të luajë futboll në klubin KIL/Hemne para se të transferohet në Molde FK në vitin 1998.[3]

Në sezonin 2005, ai ka humbur shumë lojëra gjatë muajit gusht, sepse ai ishte në burg për shkak se ka vozitur me shpjetësi të madhe. Ai ka qëndruar në burg 18 ditë, por u lirua në ditën e 14-të për shkak sjelljes të mirë. Më vonë ai luajti në penallti kundër skuadrës Club Brugge KV në raundin e fundit në kualifikimin e skuadrave në UEFA Liga e Kampioneve.

Më 30 gusht 2006, ai nënshkroi për SK Brann për 7 milionë kruna norvegjeze. Qëndrimi i tij në këtë skuadër ishte e shkurtër. Më 25 korrik 2007, ai nënshkroi për Fredrikstad FK. Është thënë në dhjetorë të vitit 2009, se ai do t'i bashkohet skuadrës suedeze Helsingborgs IF për sezonin 2010.

Më 5 gusht 2014, ai u bashkua në skuadrën norvegjeze Odds BK, ku nënshkroi një kontratë deri në verë të vitit 2017.[4]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Ardiani ka luajtur 18 ndeshje në kombëtaren norvegjeze U-21 mes vitit 2002 dhe 2003 dhe ka shënuar dy gola.[5] Edhe pse ka luajtur në kombëtaren norvegjeze, ai gjithmonë ka thënë se ëndërron që një ditë të luajë për kombëtaren kosovare si futbollist.[6]

Referime

Redakto
  1. ^ Langerød, Dag (23 mars 2008). "Bryr seg ikke om gullrekord" (në norvegjisht). Nettavisen. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2013. Marrë më 15 tetor 2012.
  2. ^ Gazeta Tema (18 tetor 2012). "Lojtari shqiptar i Norvegjisë, Ardian Gashi: Do t'i shënoj Shqipërisë". Arkivuar nga origjinali më 21 shkurt 2014. Marrë më 3 shtator 2016.
  3. ^ Løfaldli, Reidar (15 tetor 2012). "- Han var like aggressiv da som han er nå". 100% Fotball (në norvegjisht). Adresseavisa. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2014. Marrë më 15 tetor 2012.
  4. ^ "Ny spiller inn i troppen". odd.no (në norvegjisht). Odds BK. 5 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2014. Marrë më 5 gusht 2014.
  5. ^ "Ardian Gashi's profil". fotball.no (në norvegjisht). Football Association of Norway. Marrë më 7 shkurt 2013.
  6. ^ "Gashi blør for Kosovo" (në norvegjisht). ibergen.no. 3 dhjetor 2006. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2013. Marrë më 15 tetor 2012.

]]