Ardian Kozniku (Gjakovë, 27. tetor 1967.), ish përfaqësues i Kroacisë me origjinë shqiptare.

Biografia

Redakto

Ardian Kozniku i kishte vetëm 17 vjet kur në verën e vitit 1984 debutoi me "Vëllaznimin" në ligën e dytë të ish Jugosllavisë, kjo me leje speciale! Zbulues i tij ishte Ajet Shosholli. Kozniku ka luajtur me një prej brezave të suksesshëm të ekipit gjakovar, si Genc Hoxha, Blerim Mula, Faruk Domi, Kujtim Nikoliqi, Faton Bingazi, Kujtim Lleshi etj., duke qenë një prej bartësve të ndeshjeve dhe golashënues i parë. Me ngulm e kërkonte "Prishtina" dhe e mori në vitin 1988. Atëherë sapo kishte humbur statusin e ligës së parë dhe kërkonte rikthimin. Ishte anëtare e ligës së parë "B" të sapoformuar! Brezi i Koznikut në Prishtinë ishin: Keçi, Sadriu, Bellopoja, Sahiti, Morina, Nexhipi, Kelmendi, Duraku etj. Në këtë vit afirmimin më të madh e morën Kozniku dhe Sunaj Keçi nën drejtimin e Hysni Maxhunit dhe Ramadan Cimilit! Për shkak të rrethanave të njohura të ndeshjes famëkeqe me "Proleterin" në Prishtinë (ndërhyri policia dhe brutalisht rrahu futbollistët në fushë?!), "Prishtina" nuk mundi ta rikthejë statusin për vetëm një pikë dallimi me zrenjaninasit! Në verën e vitit 1990 kaloi në radhët e Hajdukut të Splitit, që ishte një nga transferet më të bujshme të ligës së parë! Rruga e afirmimit iu hap... është stërvitur dhe menaxhuar nga shumë trajnerë e ekspertë, në mesin e të cilëve, siç thotë, me më të dashurit Mirosllav Qira Bllazheviq dhe Safet Sushiq.

Karriera

Redakto

1984: KF "Vëllaznimi"  ?

1988: KF "Prishtina" 58 (17)

1990: NK "Hajduk Split" 98 (44)

1994: AS "Cannes" 55 (20)

1996: "Le Havre" AC 30 (6)

1997: "Apoel" FC 11 (12)

1998: SC "Bastia" 12 (5)

2000: NK "Dinamo Zagreb" 28 (5)

2001: FC "Kärnten" (Austri) 7 (0)

2002: NK "H. Dragovoljac" 11 (2)

Gjithsejt: 310 ndeshje, 111 gola!

Reprezentues i Kroacisë

1994 1998 Kroacia 7 (2)

Medalja e bronztë

Botërori "Franca'98"

Jeta në Zagreb

Ardiani jeton në Zagreb me bashkëshorten Almiren dhe me dy vajzat: Teutën (20) studente e fakultetit juridik dhe Dianën (19) studente e Fakultetit të Shkencave Fizike. Diana ishte një nga kërcyeset me trampolinë në ujë ndër 10 më të mirat në Evropë! Ky ishte edhe shkasi që Ardiani u bë kryetar i Federatës së Kroacisë të notit të sinkronizuar! Me iniciativën e tij në Gjakovë hapet klubi i vetëm në Kosovë i kërcimeve nga trampolina!