Ardian Turku
Ardian Turku është politikan shqiptar. Ai ishte deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë nga viti 2009 deri në vitin 2015 kur e dorëzoi mandatin e deputetit për të kandiduar për kryetar i Bashkisë Elbasan në zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015.
Ardian Turku | |
---|---|
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë | |
Në detyrë 2009–2015 | |
Zëvendëskryetar i Kuvendit të Shqipërisë | |
Në detyrë 2009 – shtator 2013 | |
Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve | |
Në detyrë mars 2009 – shtator 2009 | |
Kryetar i Bashkisë Elbasan | |
Në detyrë 2003–2007 | |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 28 janar 1956 Gramsh |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | PD |
Punësimi | Politikan |
Ardian Turku është diplomuar për Fizikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës në vitin 1979. Në vitet 1982-1983 është specializuar për pedagogji dhe psikologji. Nga viti 1992 deri në vitin 1997 ka dhënë mësim si pedagog në Departamentin e Psikologjisë dhe Edukimit në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" Elbasan. Në vitin 1997 merr titullin Doktor i Shkencave.
Shiko edhe
RedaktoGrupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë 2009-2013
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë 2013-2017
Lista e deputetëve të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Shqipërisë
Ky artikull rreth politikës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |