Në kimi analitike, argjendometria është një lloj titrimi që e përfshinë jonin argjend(I). Zakonisht, kjo metod përdoret për të përcaktuar sasinë e joneve klorure të pranishme në mostër. Mostra e cila i përmban jonet klorure titullohet me një tretësirë standarde të nitratit të argjendit. Reaksioni që zhvillohet gjatë reagimit të joneve klorure me jonet e argjendit për të dhënë fundërrinë të klorurit të argjendit mund të paraqitet në këtë mënyrë:

Cl (aq) + Ag+ (aq) → AgCl (s) (PTAgCl = 1.70 × 10−10)

Metoda e Volhardit

Redakto

Metoda e Volhardit përdoret gjërësisht në pjesën laboratorike të kimisë analitike, dhe përfshinë shtuarjen e një sasie në tepricë të tretësirës standarde të nitratit të argjendit; kloruri i argjendit i formuar filtrohet, dhe teprica e nitratit të argjendit e pranishme në filtrat titullohet me tretësirë, gjithashtu standarde, të tiocianatit (të kaliumit ose amonit),[1] duke përdorur jonet e hekurit(III) si indikatorë, të cilat në pikën përfundimtare i japin tretësirës një ngjyrë të kuqe si të gjakut [Fe(OH2)5(SCN)]2+] Reaksioni jonik që zhvillohet gjatë kryerjes së metodës së Volhardit mund të paraqitet kështu:

Ag+ (aq) + SCN (aq) → AgSCN (s) (PTAgSCN = 1.16 × 10−12)
Fe(OH)(OH2)52+ (aq) + SCN (aq)→ [Fe(OH2)5(SCN)]2+ + OH

Metoda e Mohrit

Redakto

Në metodën e Mohrit bëhet përcaktimi i joneve klorure me anë të nitratit të argjendit duke përdorur si indikator kromatin e kaliumit (Ag2CrO4) Për më tepër informata rreth metodës së Mohrit shiko: Metoda e Mohrit.[1]

Metoda e Fajansit

Redakto

Në metodën e Fajansit, zakonisht përdorët diklorofuorosceina si indikator; pika përfundimtare vërehet kur suspensioni i gjelbërt kalon në ngjyrë rozë. Para pikës ekuivalente, jonet e klorit janë në tepricë e cila shkon duke u zvogëluar sa më tepër jone argjend ne të shtojmë në solucion. Metoda bazohet në atë se precipitati i formuar i klorurit të argjendit ka veti ti adsorboj jonet e argjendit dhe jone e klorit, ku pasi para pikës ekuivalente ne në tretësirë kemi tepricë të joneve të klorit, atëherë do të bëhet adsorbimi i këtyre joneve duke i dhënë precipitatit të klorurit të argjendit ngarkesë të leht negative. Indikatori fluoroscein të cilin ne e kemi shtuar, në tretësirë ujore do të disocion në jonin hidronium (me ngarkesë pozitive) dhe në jonin fluoroscein (me ngarkesë negative). Pasi para pikës ekuivalente precipitati i klorurit të argjendit ka ngarkesë negative do të bëhet shtyerja elektrostatike në mes tij dhe joneve fluorosceinë, dhe rrjedhimisht tretësira do të merr ngjyrë të joneve fluorosceinë (d.m.th ngjyrë të gjelbërt). Në pikën ekuivalente të gjitha jonet argjend që ne i kemi shtuar në tretësirë kanë reaguar me jonet klorure që kanë qenë të pranishme në tretësire dhe kanë formuar sasi ekuivalente te klorurit të argjendit, i cili tani për nga pikëpamja elektrike është neutral. Tani nëse ne shtojmë një sasi, sado të vogël të joneve argjend, atëherë precipitati i klorurit të argjendit do ti adsorboj këto jone dhe do të merr ngarkesë pozitive e cila do të kontriboj në terheqjen elektrostatike të joneve fluorosceinë me ngarkesë negative, dhe tretësira do ta merr ngjyrën e kompleksit klorur argjend-fluorosceinë (kjo ngjyrë është rozë) Në këtë mënyrë ne mund ta dijmë kur e gjithë sasia e joneve klorure ka reaguar me jonet e argjendit, d.m.th ne në mënyrë vizuele e përcaktojmë pikë ekuivalente.[2]

Referime

Redakto
  1. ^ a b Yoder, Lester (1919). "Adaptation of the Mohr Volumetric Method to General Determinations of Chlorine". Industrial & Engineering Chemistry. 11: 755. doi:10.1021/ie50116a013. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Harris, Daniel Charles (2003). Quantitative chemical analysis (në anglisht) (bot. i gjashtë). San Francisco: W.H. Freeman. fq. 142-143. ISBN 0-7167-4464-3.