Aribal

Shishe e vogël, që përdorej në greqin e lashtë për mbajtjen e vjarave dhe parfumeve.

Aribali (greqisht: ἀρύβαλλος; shumësi aryballoi) ishte një shishe e vogël në trajtë sferike ose globulare, me qafë të ngushtë, e përdorur në Greqinë e Lashtë.[1][2] Ajo përdorej për të përmbajtur parfume ose vajra dhe shpesh ajo dekorohej me pikturim, ku paraqiteshin atletët, gjatë larjes. 

Aribal në formën e tre butakëve me guacka, shekulli i VI p.e.sonë (Muzeu Metropolitan i Artit)

Forma e aribalit fillimisht u morë nga ojnohet e periudhës gjeometrike së shekullit të IX p.e.sonë, e cila ishte poçe në formë sferike. Nga periudhën Proto-Korintike në shekujt në vazhdim, ajo mori formën e saj tipike përfudimish, duke kaluar nga forma sferike, në atë vezake dhe në fund kthehet në sferike. Kjo formë përfudimtare ishte e gjerë, me buzë të sheshtë dhe me një vegje të vetme të vogël. Më vonë u bënë ndryshime në formën e trupit dhe të gojës, u shtua një vegje e dytë dhe fundi u bë i sheshtë. Poçarë kanë krijuar edhe forma të tjera aribalësh.

Galeria

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "aryballos" in The New Encyclopædia Britannica. Chicago: Encyclopædia Britannica Inc., 15th edn., 1992, Vol. 1, p. 611.
  2. ^ Shanks, Michael (1999). Art and the Greek City State. United Kingdom: Cambridge University Press. fq. 50-52. ISBN 0 521 56117 5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)