Arif Molliqi
Arif Molliqi, lindi në vitin 1953, është shkrimtar shqiptar nga Kosova, i lindur në Llukë të Epërme afër Deçanit.
Arif Molliqi | |
Emri | Arif |
Mbiemri | Molliqi |
Lindur më | 1953 |
Lindur në | Llukë të Epërme, Deçan |
Kombësia | shqiptare |
Shtetësia | kosovare |
Profesioni | shkrimtar |
Me shkrime ka filluar nga viti i fundit të gjimnazit ( kohë kur filloi të botoi), edhe pse ka shkruar më herët. Në fillim nuk e ngacmonte aq shumë poezia, andaj filloi më humor dhe satirë, n´atë kohë nuk preferohei shumë satira, andaj për ti ikur „keqkuptimeve“ filloj të shkruaj edhe poezi.
Satiren e shkroi krejt padiktueshëm tek gazeta humoristike „ Thumb, duke botuar me pseudonime të ndryshme si; Boksh Baruti, Topuz Bërryli, Prenk Sherri etjera. Gjatë vitit 1977/78 bashkëpunoi në gazeten e studenteve „Bota e re“ ne faqen e kulturës, e sidomos në satirë dhe humor.Këtë bëri edhe më Radio televizionin e Prishtinës, shkroj disa pjesë humoristike që i dha televizioni.
Edhe në „Rilindje“ botoi shumë shkrime saterike gjersa një ditë, të shqetësuar miqët e tij e rekomandojnë; herë për herë ta le satirën sepse ishte gjini letrare e „vështirë“ për kohën. Pas kësaj „këshille“, Molliqi e vazhdoi me intenzivisht me poezi,prozë dhe dramaturgji. Eshtë shpërblye disa herë me vendin e parë dhe të dytë në konkurset letrare për poezi.
Veprat
RedaktoGjer tani Arif Molliqi ka botuar:
- “Simfoni për darkën e qenve”, poezi, Prishtinë, 1994
- “Në udhëkryq pa zhurmë”, (poezi), Toena, Tiranë, 1996
- “Loja e Sarkofagut”, (dramë), Eurorilindja, Tiranë, 1998,
- “Psherëtima e zareve”, (poezi), Panteoni, Tiranë, 1999
- ”Përplasje” (skica dhe mbresa), Fakti, Shkup, 2000
- "Premiera e një pranvere”, (poezi), Rilindja, Prishtinë, 200
- “Kafka e ujkut”, (roman), Toena, Tiranë, 2001
- ”Dëshmorët jetojnë pas vdekjes”, (monografi), Prizren,2002
- “Shënime nga arkiva e qytetit D.”, (roman), Faik Konica, Prishtinë, 2003
- “Pelegrinazh i ftohtë në qytetin D.” (poezi) Faik Konica, Prishtinë, 2004
- “ Loja e dytë e Sarkofagut”, (dramë) Rozafa, Prishtinë (Kjo dramë është marrë për botim nga konkursi letrar i shpallur nga Ministria për Kulturë e Kosovës, për vitin 2003/2004, në mesin e shumë dorëshkrimeve në konkurs)
- “Portret i pambaruar”, (poezi) Faik Konica, Prishtinë, 2006
- “Klubi Shqiptar Verrat e Llukës“ në Hamburg“, (monografi), klubi, 2007.
- "Gruaja e vizatuar nudo", roman, Faik Konica, Prishtinë, 2008.
- "Një hije bënte rrugë", poezi, botoi "Faik Konica", Prishtinë, 2009
- "Simfoni për darken e qenit", roman, botoi, "Faik Konica" Prishtinë,2013
- "E dashura ime Eva" poezi, botoi, PA 2014
- "Kryeqyteti i lakuriqëve" roman,botoi, Armakedoni, Prishtinë, 2017
- "Lluka e Epërme nëpër shekuj", monografi, botoi, Armagedoni,2017
- "Si kripën të kam dashtë", poezi, botoi Armagedoni, 2018
- "Im atë të shtunave më blinte këpucë llastiku", poezi, botoi, Argamedoni, Prishtinë, 2021
- "Arkivi i letrave të djegura", roman, botoi, Armagedoni, Prishtinë 2022,
Antologji
RedaktoArif Molliqi, është prezentuar edhe në këto libra dhe antologji:
- Halil Haxhosaj: “Premtime letrare, shkrime kritike, Prishtinë,2006
- Shefqet Dibrani: “Libri dhe mbresa”, kritikë letrare, Zvicer 2005,
- Chelaru Marius, Baki Ymer dhe Luan Topçiu “Antologji e poezisë shqipe”, në gjuhen rumune, një antologji më disa poetë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, Valman, Rumani, 2006
Nga Jochan Blanke i janë përkthye në gjuhen gjermani disa cikle me poezi dhe është prezentuar nga një forum gjerman në një mbremje poetike në Hamburg më 2007.