Arifhikmet Xhemaili
politikan
Arifhikmet Xhemaili është një politikan dhe profesor universitar shqiptar nga Maqedonia e Veriut.
Biografia
RedaktoArifhikmet Xhemaili u lind më 17 nëntor 1953 në fshatin Bogovinë të Tetovës. Ai është anëtar i Partisë Demokratike të Shqiptarëve . Në vitin 1972 mbaroi shkollën e muzikës në Prizren, ndërsa në vitin 1981 akademinë e muzikës në të njëjtin qytet. Në vitin 1999 hyri në Universitetin e Ri Bullgar në Sofje dhe në vitin 2001 e kreu masterin në dirigjimin koral. Në vitin 2006 u bë prorektor i Universitetit të Tetovës . Nga viti 2007 deri në vitin 2008 ka qenë Ministër i Kulturës. [1]