Arineta Mula është një alpiniste shqiptare nga Kosova, e cila më 22 maj 2017 u ngjit në Mont Everest, majën më të lartë në botë, me ekspeditën e parë kosovare në këtë majë.[1][2] Arineta ka krijuar shoqatën e Trail Running të Kosovës dhe ka organizuar vrapimin e shpresës nje shteg prej 100 kilometrave nga Prekazi deri në Koshare.[3]

Biografia Redakto

Arineta ka lindur dhe është rritur në Pejë, pastaj vazhdoj studimet për Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës.

Arineta ka krijuar shoqatën e Trail Running të Kosovës dhe ka organizuar vrapimin e shpresës nje shteg prej 100 kilometrave nga Prekazi deri në Koshare.[4] Bjeshkatarja gjithashtu ka nisur promovimin e bjeshkëve të Balkanit së bashku me kompaninë Balkan Natural Adventure[5]. Poashtu është imazh I Kompanisë North face në kuadër të fushatës së quajtur ‘She Moves Mountains’.[4]

Ajo ka arritur të ngjis majat më të larta të Evropës- Musala në Bullgari, Mount Blanc-un e Alpeve, majën më të lartë të kontinentit të zi, Afrikës-maja UHURU (2016)

Karriera si alpiniste Redakto

Disa nga pikat botërore ku ajo është ngjitur janë:

  • Mont Everest (8,848m), Arineta arriti  të ngjitej në majën më të lartë në botë, më 22 maj 2017 , me ekspeditën e parë kosovare në këtë maje.
  • Ama Dablam (6,812m), Arineta me sukses u ngjit me 11 Nëntor 2017, ngjitje te cilen e beri per 8 ditë
  • Elbrus (5642m) Maja me e lartë në Europë, më 5 gusht, 2018[5]
  • Aconcagua (6952m), në Janar të 2019 ajo është ngjitur në majën më të lartë të Amerikës Jugore
  • Denali ( 6.194 m),  maje te cilen u ngjit me 7 qershor 2019, pas nje udhetimi prej katër ditësh.


Referime Redakto

  1. ^ Mehmetaj, Valmir. "Cross-legged on top of the world". kosovotwopointzero.com (në anglisht). K2.0. Marrë më 7 janar 2018.
  2. ^ "Kosovo team conquers Everest". prishtinainsight.com (në anglisht). prishtinainsight.com. Marrë më 7 janar 2018.
  3. ^ http://gjirafa.com/Lajmet/Lajmi/11145427/6/Vrapimi-“Shtegu-i-Shpreses”%2c-mundesi-pjesemarrjeje-edhe-per-bashkatdhetaret?u=http%3a%2f%2fwww.albinfo.ch%2fvrapimi-shtegu-shpreses-mundesi-pjesemarrjeje-edhe-per-bashkatdhetaret%2f
  4. ^ "Arineta Mula, imazhi i North Face". Telegrafi. 2018-06-29. Marrë më 2019-06-11. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Arineta Mula ngrit flamurin e Kosovës në majën më të lartë në Evropë, në Elbrus të Rusisë". 2019-08-05. Marrë më 2019-06-11. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)