Arkitektura e Çenait
Arkitektura e Chennait është një përzierje e shumë stileve arkitekturore. Nga tempujt e lashtë Dravidianë të ndërtuar nga Dinastia Pallava, deri te Arkitektura Indo-Saraçene (e përdorur për herë të parë në Madras) e periudhës koloniale, deri në qiellgërvishtësit e shekullit të XX prej çeliku dhe kromi. Chennai ka një bërthamë koloniale në zonën portuale, të rrethuar progresivisht nga zona më të reja duke u larguar nga porti, të theksuara me tempuj të vjetër, kisha dhe xhami. Sipas vitit 2014, qyteti i Chennait, brenda kufijve të bashkisë së tij që shtrihen në 426 km2, ka rreth 625,000 ndërtesa, nga të cilat rreth 35,000 janë shumë-katëshe (me katër ose më shumë kate). Nga këto, afërsisht 19,000 janë projektuar si ndërtesa komerciale.[1]
Histori e shkurtër
RedaktoStilet arkitekturore evropiane, si Arkitektura Neoklasike, Romanike, Gotike dhe Rilindase, u sollën në Indi nga kolonizuesit evropianë. Chennai, duke qenë ngulimi i parë i rëndësishëm britanik në Nën-kontinentin Indian, pati mjaft ndërtime të hershme të ndërtuara në këta stile. Strukturat fillestare ishin utilitare, si magazina dhe vende tregtare me mure, duke u dhënë udhë qyteteve të fortifikuara përgjatë bregdetit. Megjithëse mjaft kolonizatorë evropianë, përkatësisht, portugezë, danezë dhe francezë, fillimisht ndikuan stilin arkitekturor të rajonit, ishin kryesisht britanikët që lanë një ndikim të përhershëm në arkitekturën e qytetit duke pasuar Mogulët në vend. Ata ndoqën stile të ndryshme arkitekturore, ku më të rëndësishmit ishin Neo-Gotiku, Perandoraku, Kristian, Rilindas Anglez dhe Viktoriani.[2] Duke filluar me fabrikat, u ndërtuan mjaft tipe ndërtesash si gjykatat, institucionet arsimore, bashkitë dhe dak bungalowt, shumica e të cilave ishin struktura të zakonshme të ndërtuara nga inxhinierët e garnizoneve. Kishat dhe ndërtesat e tjera publike paraqisnin një arkitekturë më të karakterizuar. Shumica e ndërtesave ishin përshtatje të ndërtesave të projektuara nga arkitektët britanikë të asaj kohe si Wren, Adam, Nash dhe të tjerë në Londër dhe vende të tjera. Për shembull, Pachaiyappa's Hall në Chennai u modelua sipas Tempullit Athenium të Tezeut. Ndryshe nga Evropa, këto ndërtesa u ndërtuan kryesisht prej tulle dhe u lyen me gëlqere, me façata ndonjëherë të gdhendura për ti ngjarë gurit. Disa ndërtesa të mëvonshme, megjithatë, u ndërtuan me gurë. Mjaft kisha u ndërtuan bazuar mbi prototipet e Londrës, me variacione si vepra tepër origjinale. Shembulli më i hershëm është St. Mary's Church në Fort St. George.[2] Transferimi i pushtetit të kurorës britanike nga English East India Company, rritja e nacionalizmit indian dhe futja e hekurudhave shënuan gurë të rëndësishëm kilometrik në historinë e Arkitekturës Koloniale Britanike të Indisë. Materiale të reja si betoni, xhami, hekuri dhe çeliku u përdorën gjithmonë e më shumë në ndërtime, që hapën mundësi të reja arkitekturore. Stilet vendore Indiane u përvetësuan dhe përshtatën në arkitekturë. Të gjithë këta faktorë çuan në zhvillimin e Arkitekturës Indo-Saraçene afër fundit të shekullit të XIX. Viktoriane në thelb, ajo huazoi mjaft nga stili islamik i sunduesve Mogulë dhe afganë dhe ishte më së pari një stil hibrid që kombinonte elemente të ndryshme arkitekturore Hindu dhe Mogule me harqe, kube, majëzë, hulliza, minare dhe xhama të pikturuar të Arkitekturës Gotike. F. S. Growse, Sir Swinton Jacob, R. F. Chisholm dhe H. Irwin ishin pionerët e këtij stili arkitekturor, nga të cilët dy të fundit projektuan mjaft ndërtesa në Chennai. Chepauk Palace, i projektuar nga Paul Benfield, thuhet se është ndërtesa e parë Indo-Saraçene në Indi. Shembuj të tjerë të shquar të këtij stili arkitekturor përfshijnë Gjykatat, Victoria Memorial Hall, Presidency College dhe Senatin e Universitetit të Madrasit.[2]
Stilet arkitekturore
RedaktoStili Arkitekturor Indo-Saraçen mbizotëroi stilin e ndërtesave të Chennait ashtu siç stili Gotik mbizotëroi stilin e ndërtesave të Bombejit, përpara futjes së stilit Art Deco. Pas Arkitekturës Indo-Saraçene, Art Deco ishte lëvizja pasuese e madhe që ndikoi arkitekturën e qytetit dhe u hapi rrugë stileve ndërkombëtare dhe moderne. Në mënyrë interesante, ashtu si Bombaji zhvilloi një stil ndërmjetëm që kombinonte Arkitekturën Gotike dhe Art Decon, po ashtu dhe Chennai kombinoi stilin Indo-Saraçen dhe Art Decon në ndërtesat e University Examination Hall, Hindu High School dhe Kingston House (Seetha Kingston School). Megjithatë, shumë ndërtesa janë janë gjithashtu të shtrembëruara nga zbukurime moderne ose janë plotësisht të shkatërruara për ti hapur rrugë ndërtimeve të reja. Një shembull është Oceanic Hotel që ishte ndërtuar në stilin klasik Art Deco dhe që është shkatërruar plotësisht për IT Park. Zhvillimi stilistik i Universitetit të Madrasit është një tjetër shembull.[3]
Stili Indo-Saraçen dhe kolonial
RedaktoNë qytet, mund të vërehet ndikimi britanik në formën e katedraleve të vjetra dhe përzierja e stileve Hindu, Islamik dhe Neo-Gotike që rezultuan në Stilin Arkitekturor Indo-Saraçen.[4] Shumë nga ndërtesat e periudhës koloniale janë projektuar në këtë stil. Trashëgimia koloniale e Chennait është më e dukshme në afërsi të Portit të Chennait. Në jug të portit është Fortesa St. George. Hapësira ndërmjet portit dhe fortesës është e zënë kryesisht nga Gjykata e Lartë e Madrasit dhe mjaft klube, disa nga të cilët kanë ekzistuar që nga periudha britanike. Pak më në jug të fortesës, përgjatë lumit Cooum, është Stadiumi i kritektit M. A. Chidambaram, një tjetër element britanik, që daton nga viti 1916. Në veri dhe perëndim të portit është George Town, ku jetonin punëtorët e kantierit dhe punëtorët e tjerë të krahut. George Town tani është një qendër e mbipopulluar komerciale, por arkitektura e tij është në mënyrë domethënëse e ndryshme nga zonat pranë fortesës, me rrugë më të ngushta dhe ndërtesa të ngjeshura. Shumica e ndërtesave në stilin kolonial janë përqendruar në zonën përreth portit dhe Fortesës St. George. Pjesët e mbetura të qytetit konsistojnë kryesisht në arkitekturën moderne të betonit, xhamit dhe çelikut. Chepauk Palace, i projektuar nga Paul Benfield, thuhet se përfaqëson ndërtesën e parë Indo-Saraçene në Indi.[5] Megjithatë, shumica e strukturave Indo-Saraçene në qytet u projektuan nga arkitektët anglezë Robert Fellowes Chisholm dhe Henry Irwin, që mund të shihen përgjatë gjithë qytetit, veçanërisht në zonat si Esplanade, Chepauk, Anna Salai, Egmore, Guindy, Aminjikarai dhe Park Town. Strukturat e shquara në zonën Esplanade përfshijnë Gjykatën e Lartë të Madrasit (të ndërtuar në vitin 1892), Zyrën e Përgjithshme Postare, ndërtesën e Bankës Shtetërore të Indisë, Gjykatat Administrative Metropolitane, ndërtesa YMCA dhe Law College. Zona Chepauk është njëlloj e dendur me këto struktura, ku bien në sy Senati dhe Biblioteka e Universitetit të Madrasit, Chepauk Palace, PWD Buildings, Oriental Research Institute dhe Victoria Hostel. Qendrat Jugore Hekurudhore, Ripon Building, Victoria Public Hall dhe Madras Medical College's Anatomy Block janë shembuj strukturash në stilin Indo-Saraçen që gjenden në Park Town. Struktura si Bharat Insurance Building, Agurchand Mansion dhe Poombhuhar Showroom gjenden përgjatë Anna Salait dhe Amir Mahali është në Triplicane. Strukturat e gjendura në Guindy përfshijnë College of Engineering dhe Old Mowbrays Boat Club. Egmore është përmban mjaft struktura të tilla duke përfshirë Government Museum, Gjykatën Administrative Metropolitane, Veterinary College, Ndërtesën e Arkivit Shtetëror, National Art Gallery dhe College of Arts and Crafts. St. George's School Chapel dhe Zyrat e Hekurudhës Jugore në Aminjikarai janë shembuj të tjerë të strukturave Indo-Saraçene në qytet.[6]
Art Deco
RedaktoNë fillim të shekullit të XX, mjaft institucione të rëndësishme moderne si bankat, ndërtesat komerciale, hekurudhat, media dhe arsimi u vendosën në qytet, kryesisht nëpërmjet sundimit kolonial. Arkitektura e këtyre institucioneve ndiqte drejtimet e mëparshme të Arkitekturës Neo-Klasike dhe Indo-Saraçene. Arkitektura rezidenciale u bazua te bungalow ose prototipet e shtëpive të vazhduara në rresht. Nga vitet 1930 e tëhu, shumë ndërtesa në George Town u ndërtuan në stilin Art Deco të arkitekturës.[7] Art Deco, një lëvizje dizajni popullore ndërkombëtare që lulëzoi midis viteve 1920 dhe 1940, u përshtat nga qytete si Bombeji dhe Madrasi pothuajse menjëherë.[3] Megjithëse Chennai nuk ka një peizazh uniform Art Deco si Bombeji, qyteti ka njolla domethënëse që janë plotësisht në stilin Art Deco. Një shtrirje e gjatë përgjatë rrugës NSC Bose duke filluar nga EID Parry dhe një shtrirje e ngjashme përgjatë zonës Esplanade kanë mjaft shembuj të ndërtesave publike në stilin Art Deco. Një tjetër shembull është përgjatë shtrirjes së Poonamallee High Road midis statcioneve të Chennait qendror dhe Egmores. Në mënyrë të ngjashme ndodhen shumë zona në jug të Chennait me bungalow të dizenjuar në mënyrë të ngjashme.[3] Disa shembuj të hershëm janë United India Building dhe Burma Shell Building (aktualisht Chennai House), të dyja të ndërtuara në vitet 1930 përgjatë zonës Esplanade. Dare House, simboli më i famshëm në kryqëzimin e rrugës NSC Bose dhe rrugës First Line Beach, u ndërtua në vitin 1940 si zyra e kompanisë Parry. Pas kësaj zona u emërtuar Këndi Parryt. Këto ndërtesa u shkëputën nga modelet e mëparshme në atë që ato ishin të projektuara pa veranda të jashtme dhe përfshinin teknologji të reja si ashensorët. Verandat me konsuj që paraqesin potencialin e betonit shihen në disa prej këtyre strukturave. Së jashtmi, mjetet stilistike si motivet e shkallëzuar dhe lakoret vërshuese në zona si grilat, muret parapete bashkë me dritaret e vertikalisht të përmasuara i dhanë një pamje koherente. Përpjekjet për të Indianizuar Art Decon çuan gjithashtu në ndërtesa elegante, dekorative si Ndërtesa e Oriental Insurance e ndërtuar në vitit 1930. E vendosur në një nga këndet e rrugës Armene, ajo imponohet në mënyrë delikate me çhatri (pavjone me kube) dhe ballkonet e zbukuruara. Një drjetim i tillë ndonjëherë është etiketuar si 'Indo-Deco'. Art Deco vazhdoi gjithashtu edhe në vitet '50s, me ndërtesën e Bombay Mutual përgjatë rrugës NSC Bose dhe Dhomës së Tregtisë së Indisë Jugore në Esplanade që është ndërtuar në këtë periudhë.[7] Ndërtesat në stilin Art Deco të vendosura në kryqëzimet e rrugëve kanë profile kurvilineare. Kjo qasje ndonjëherë është konsideruar si një stil i veçantë, Streamline Moderne, i frymëzuar nga rrëshqitja e aeroplanëve, plumbave, anijeve dhe gjëra të tjera të ngjashme, për shkak të parimeve si aerodinamika. Përveç Dare House, ndërtesa të tjera që paraqesin këto karakteristika janë ato përgjatë kryqëzimeve të Mount Road si ndërtesa e Bharath Insurance e viteve 1930 dhe dyqanet si Bata showroom. Përgjatë Mount Road gjithashtu dhe në zonat e afërta ka tipe të tjera ndërtesash të stilit Art Deco, zyra e gazetës The Hindu me formën e saj të shkallëzuar dhe Connemara Hotel i ndërtuar midis viteve 1934 dhe 1937 janë simbole të qytetit.[3][7] Ndërsa kinemaja u fut në Chennai në fillim të shekullit të XX, ndërtesat e mëvonshme të kinemave ofronin gjithashtu një tjetër platformë për ekspozimin e stilit Art Deco. Casino Theatre dhe Kamadhenu Theatre të viteve '50 janë dëshmuese të kësaj periudhe. Shtëpitë Art Deco në qytet karakterizohen nga veranda të shumta, dritare këndore të shkallëzuara, dritare dhe dhoma rrethore si dhe orendi brenda shtëpive që kishin motive në mënyrë të rezononin me temën më të madhe. Shtëpitë e grupit të të ardhurave të mesme dhe të ulëtarë u frymëzuan gjithashtu drejt këtyre shprehjeve siç duket në projektin City Improvement Trust të Mambalamit dhe shtëpitë në Gandhinagar. Art Deco vazhdoi në qytet deri në fund të viteve '50, kur modernizmi kishte filluar gradualisht të hidhte rrënjë. Art Deco shërbeu si baza nëpërmjet të cilës u fut modernizmi.[7]
Arkitektura e Agraharamëve
RedaktoDisa zona rezidenciale si Triplicane dhe Mylapore kanë mjaft shtëpi që datojnë nga fillimi i shekullit të XX, veçanërisht ato që janë larg nga arteriet kryesore rrugore. Të njohura si Agraharam, ky stil konsiston në rreshta tradicional shtëpish që rrethojnë një tempull.[8] Shumë prej tyre janë ndërtuar në stilin tradicional tamil, me katër krahë që rrethojnë një oborr katror të mbuluara me çati të pjerrta me tjegulla. Në dallim të fort me to janë ndërtesat e apartamenteve përgjatë rrugëve të mëdha në të njëjtat zona, që u ndërtuan pas vitit 1990. Tipikisht, agraharamët mund të shihen ku një rrugë e tërë është e zënë nga brahminët, veçanërisht përreth një tempulli. Arkitektura është e veçantë me tarracat e Madrasit, çatitë e vendit të mbuluara me tjegulla, mahi tiku nga Burma dhe të lyera me gëlqere. Shtëpitë gjatësore përbëhen nga mudhal kattu (lagjet pritëse), irandaam kattu (lagjet e banimit), moondram kattu (kuzhina dhe oborri i mbrapëm) dhe kështu me radhë. Shumica e shtëpive kanë një hapje drejt qiellit në qendër të quajtur mitham, platforma të mëdha që rreshtohen jashtë shtëpisë të quajtura thinnai dhe një pus privat në oborrin e mbrapëm. Dyshemetë janë shpesh të lyera me oksid të kuq dhe ndonjëherë çatitë kanë tiegulla qelqi për të lejuar të hyjnë drita.[9] Katërkëndëshi agraharam që shihet në Triplicane është i vendosur përreth Tempullit Parthasarathy dhe depozitës së tij të shenjtë, ndërsa ai i Mylapores është i vendosur përreth Tempullit Kapaleeshwarar dhe depozitës së tij të shenjtë. Në Triplicane rreth 50 familje vazhdojnë të jetojnë akoma në agraharamë.[8] Megjithatë, shumë nga këto shtëpi janë duke u zëvendësuar me apartamente moderne shumë-katëshe, që rezultojnë në një pakësim të numrit të tyre.[9]
Arkitektura e pas pavarsisë
RedaktoPas pavarësisë, qyteti pa një rritje të stilit modernist të arkitekturës.[7] Përfundimi i LIC Building në vitin 1959, ndërtesa më e lartë në vend në atë kohë,[10] shënuan kalimin nga ndërtimet me tulla dhe gëlqere te kolonat prej betoni në rajon.[11] Prania e radarit meteorologjik në Portin e Chennait, megjithatë, pengoi ndërtimin e ndërtesave më të larta se 60 m në rrezen e 10 km.[12] Rrezja e dyshemesë së zonës në qendrën e biznesit të distriktit është gjithashtu 1.5, shumë më pak se ajo e qyteteve më të vogla në të vendit.[13] Kjo ka bërë që qyteti të shtrihet horizontalisht, ndryshe nga qytetet e tjera metropolitane ku zhvillimi vertikal është i shquar. Në të kundërt, zonat periferike, veçanërisht në jug dhe jug-perëndim të qytetit janë duke pësuar një zhvillim vertikal me ndërtimin e e kullave mbi 50 kate.
Ndërtesa të shquara
RedaktoShumë ndërtesa historike janë akoma plotësisht funksionale dhe bujtin zyra qeveritare, biznese ose institucione arsimore. Chennai është shtëpia e grupit të dytë më të madh të ndërtesave monumentale në vend, pas Kolkatas.[14]
Fortesa St. George
RedaktoE ndërtuar në vitin 1639, Fortesa St. George, u përdor për të strehuar Asamblenë Legjislative dhe Sekretariatin e Tamil Nadusë, që ka lëvizur në afërsi të një kompleksi të ri në zonën Anna Salai. Topat e Tipu Sultanit dekorojnë ledhet e muzeut të fortesës. Fortesa ka shtizën më të lartë të flamurit në vend, që arrin një lartësi prej 45.72 metrash.[15]
Gjykata e Lartë e Madrasit
RedaktoGjykata e Lartë e Madrasit konsiderohet si ndërtesa e dytë më e madhe gjyqsore në botë, e tejkaluar vetëm nga Gjykatat e Londrës. Është një shembull i mirë i stilit Indo-Saraçen që u përfundua në vitin 1892.[16]
Valluvar Kottami
RedaktoValluvar Kottami, i ndërtuar në vitin 1976, është një auditor në kujtim të shenjtit-poet Thiruvalluvar. Të 1330 vargjet e poetit epik, Thirukkurali, janë shkruar mbi kolonat prej graniti që rrethojnë auditorin. Aty ndodhet gjithashtu një strukturë karroje tempullore 30.8 metra e lartë me një statujë në përmasa njerëzore të poetit në të. Baza e karros paraqet në baso-reliev 133 kapitujt e Thirukkuralit.
Stacionet hekurudhore
RedaktoNë Chennai ndodhen disa stacione hekurudhore interesante, të ndërtuar kryesisht përgjatë periudhës koloniale. Këta përfshijnë stacionin e Egmores, stacionin e Royapuramit që daton nga viti 1856, stacioni i qendrës së Chennait që daton nga viti 1873 dhe Zyrat e Hekurudhës Jugore të ndërtuara në vitin 1922.
Ndërtesa të tjera interesante
RedaktoGovernment Museum (i projektuar nga Henry Irwin dhe i përfunduar në vitin 1896), Senati i Universitetit të Madrasit dhe College of Engineering në Guindy ndërmjet disa shembujve të tjerë të Arkitekturës Indo-Saraçene. Ndërtesa të tjera me rëndësi arkitekturore janë Presidency College, i ndërtuar në vitin 1840, Ripon Building (që tani bujt bashkinë e Chennait) që daton nga viti 1913, Përmendorja e Luftës, Vivekanandar Illami, Museum Theatre dhe Tempulli Ramakrishna Math. Pranë rezidencës së guverantorit (Raj Bhavan) në Guindy, ndodhen pesë mandapa (ose përmendore) kushtuar Mahatma Gandit, Qeveritarit të Parë të Përgjithshëm Indian, C. Rajagopalacharit, ish kryeministrave të shtetit Kamaraj dhe Bhaktavatsalam si dhe një për dëshmorët në përgjithësi.
Planifikimi urban
RedaktoQyteti i Chennait është i modeluar në një model rrjete që shtrihet nga veri-jug dhe lindje-perëndim. Rrugët dhe zonat kanë pësuar ndryshime domethënëse në fundin e shekullit të XX. Shumë zona përgjatë shtrirjes perëndimore të qytetit janë përpjekje të zhvillimit të planifikuar, siç është Ashok Nagari, K.K. Nagari dhe Anna Nagari. Mjaft zonat në jug të lumit Adyar, duke përfshirë edhe Kotturpuramin, Besant Nagarin dhe Adyarin vetë, kanë qenë zhvilluar vetëm që nga mesi i viteve '60. Veçoritë karakteristike të të gjitha këtyre zonave janë rrugët e tyre në mënyrë të pazakontë të gjera dhe planimetria e rrjetës Karteziane. Shumë nga këto vende ishin lagje të largëta kur filluan të zhvilloheshin. Përpjekjet e tanishme për zhvillimin urban janë përqendruar përgjatë zonave jugore dhe perëndimore, duke kërkuar pak a shumë të përfitojnë nga rritja e Korridori IT në jug-lindje dhe unazave të reja në perëndim. Shtrirja e zonave informale të qytetit duket nga fakti se zona e administruar nga bashkia e Chennait është 174 km²,[17] ndërsa gjithë zona e urbanizuar vlerësohet se është mbi 1100 km².[18]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Lakshmi, K. (28 qershor 2014). "RWH: Metrowater cracks the whip". The Hindu (në anglisht). Chennai: The Hindu. Marrë më 10 gusht 2014.
- ^ a b c "Colonial Architecture". Architecture of India (në anglisht). Culturopedia.com. Arkivuar nga origjinali më 16 tetor 2012. Marrë më 30 shtator 2012.
- ^ a b c d "Do Chennai's art deco buildings have a future?". Madras Musings (në anglisht). XIX (6). 1–15 korrik 2009. Marrë më 23 shtator 2012.
- ^ Metcalfe, Thomas R. "A Tradition Created: Indo-Saracenic Architecture under the Raj". History Today (në anglisht). 32 (9). Marrë më 14 shtator 2012.
- ^ "Indo-saracenic Architecture". Henry Irwin, Architect in India, 1841 - 1922 (në anglisht). higman.de. Marrë më 15 shtator 2012.
- ^ Jeyaraj, George J. "Indo Saracenic Architecture in Channai" (PDF). CMDA. Arkivuar nga origjinali (pdf) më 25 korrik 2021. Marrë më 14 shtator 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e Sitalakshmi, K. R. (5 gusht 2006). "Art Deco buildings in Chennai". The Hindu (në anglisht). Chennai: The Hindu. Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2008. Marrë më 23 shtator 2012.
- ^ a b Sujatha, R. (29 prill 2012). "Agraharam — time virtually stands still here". The Hindu (në anglisht). Chennai. Arkivuar nga origjinali më 5 korrik 2012. Marrë më 9 shtator 2012.
- ^ a b Iyer, Aruna V. (7 tetor 2011). "Chennai's vanishing agraharams". The Hindu (në anglisht). Chennai. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2012. Marrë më 9 shtator 2012.
- ^ Srivathsan, A. (14 korrik 2007). "Reaching the sky". The Hindu (në anglisht). Chennai. Marrë më 8 tetor 2011.
- ^ Kannan, Shanthi (19 mars 2005). "GREEN buildings". The Hindu (në anglisht). Chennai. Marrë më 8 tetor 2011.
- ^ Koshy, Jacob P. (13 dhjetor 2007). "Doppler radar may put cap on building heights". Livemint.com (në anglisht). New Delhi: Live Mint and the Wall Street Journal. Marrë më 14 shtator 2012.
- ^ Brueckner, Jan K.; Kala Seetharam Sridhar (2012). "Measuring Welfare Gains from Relaxation of Land-Use Restrictions: The Case of India's Building-Height Limits" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 15 nëntor 2012. Marrë më 30 shtator 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ravishankar, Sandhya (6 shtator 2007). "No fire safety norms at Chennai heritage buildings". IBN Live (në anglisht). Chennai: CNN IBN. Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2020. Marrë më 20 nëntor 2012.
- ^ "Fort St. George, Chennai" (në anglisht). Mapsofindia.com. Marrë më 25 janar 2013.
- ^ "Chennai tourism | chennai tourist | chennai tourist places | chennai tourist spots | tourist spots in chennai | highcourtbuilding.html" (në anglisht). Chennai-directory. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2013. Marrë më 25 janar 2013.
- ^ "Chennai corporation" (në anglisht). Chennaicorporation.com. Marrë më 25 janar 2013.
- ^ "GIS datatbase for Chennai city roads and strategies for improvement" (në anglisht). Gisdevelopment.net. Marrë më 9 shkurt 2012.