Arkivi i Mitrovicës njihet edhe si Arkivi Ndërkomunal i Mitrovicës u themelua në vitin 1968, ndërsa punën e filloi në dhjetor të vitit 1970. Kompetencat e këtij arkivi shtriheshin në territorin e komunës së Vushtrrisë, Skënderajit, Leposaviqit dhe Mitrovicës. Më vonë, nga ky arkiv u krijuan arkiva të tjerë të pavarur, si: Arkivi i Vushtrrisë dhe Arkivi i Skënderajit. Mirëpo, me themelimin e komunave të reja të Zubin Potokut dhe Zveçanit, kompetencat territoriale të këtij arkivi prapë mbetën nën mbikëqyrjen e këtij arkivit ndërkomunal.[1]

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Historik i shkurtër i arkivit të Mitrovicës". asha-ks.net.