Arkivi i Vushtrrisë i njohur edhe si Arkivi i Komunës së Vushtrrisë, është institucioni që merret me mbledhjen, ruajtjen dhe administrimin e dokumenteve historike dhe administrative të kësaj komune. Ky arkiv është një burim i rëndësishëm për studimin e historisë lokale dhe për kërkime të ndryshme shkencore dhe administrative. Ky arkiv i takon rrjetit arkivor të Kosovës, nën Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës. Fillimisht ishte në kuadër të Arkivit Ndërkomunal të Mitrovicës mirëpo me kalimin e kohës është pavarësuar.[1]

Vështrim

Redakto

Në qytetin e Vushtrrisë, përballë objektit të Komunës, gjendet Objekti i ish-Arkivit Historik i cili tani është i regjistruar si monument i trashëgimisë kulturore. Koha e ndërtimit të këtij monumenti i takon shekullit XX. Objekti me etazhe P+K, me bazament guri, është ndërtuar nga tullat e argjilës së pjekur. Arkivi Historik Komunal në Vushtrri është themeluar më 3 mars 1968. Në fillim me këtë shërbim ka punuar në kuadër të Drejtorisë për Punë Administrative – Juridike dhe të Përgjithshme të Kuvendit Komunal në Vushtrri.[2]

Në Arkivin e Vushtrrisë ruhen dokumente që datojnë nga periudha të ndryshme historike, duke përfshirë edhe kohën e Perandorisë Osmane, periudhën jugosllave dhe pas pavarësisë së Kosovës. Dokumentet përfshijnë regjistrime civile, dokumente të pronësisë, vendime administrative, korrespondencë zyrtare dhe materiale të tjera që kanë vlerë historike dhe juridike.

Arkivi ofron shërbime për qytetarët, studiuesit dhe institucionet që kanë nevojë për qasje në këto dokumente. Kjo mund të përfshijë kërkime të dokumenteve për çështje ligjore, kërkime genealogjike, studime historike dhe të tjera.

Përveç ruajtjes dhe administrimit të dokumenteve, Arkivi i Vushtrrisë organizon edhe aktivitete për promovimin e historisë dhe kulturës lokale, si ekspozita, punëtori dhe publikime të ndryshme. Këto aktivitete kanë për qëllim të rrisin ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë dokumentare dhe të inkurajojnë përdorimin e arkivave në kërkime shkencore dhe edukative.[3]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Departamenti i Arkivave Nderkomunnale dhe Inspeksionit". Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës. Marrë më 2024-06-05.
  2. ^ "Historiku". Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës. Marrë më 2024-06-05.
  3. ^ https://filozofiku.uni-pr.edu/desk/inc/media/0AAC8726-A215-4613-9298-0378CF9C98DC.pdf