Arkivi i Prishtinës
Arkivi i Prishtinës është një monument i trashëgimisë kulturore në Prishtinë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër.
Arkivi i Prishtinës | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Prishtinë, Kosovë |
Ndërtuar | Shek. XIX |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 2723 |
Historiku dhe përshkrimi
RedaktoNdërtesa e Arkivit Qendror të Prishtinës (AQP-së), ish-Shkolla e Mesme Teknike, gjendet në zonën e parë të trashëgimisë kulturo-historike të qytetit të Prishtinës. Viti i saktë i ndërtimit nuk dihet, por sipas të dhënave supozohet se është ndërtuar kah fundi i shek.XIX nga arkitekt i panjohur. Ndërtesa ka tipare të stilit neoklasik, fasada është simetrike dhe e thjeshtë e dekoruar me pilastra dhe kate të përfunduara me friz, të cilat e karakterizojnë horizontalitetin e ndërtesës. Ndërtesa është e mbuluar me kulm katërujor. Përbëhet nga bodrumi, përdhesja dhe kati. Secili etazh ka rreth 460 m², që do të thotë se objekti gjithsej është 1380 m². Fasada e këtij objekti ndonjëherë vetëm është ngjyrosur. Në kohën e Turqisë ishte pronë e Pashës (emri i panjohur) dhe shërbente si burg. Pas Luftës së Dytë Botërore shërbeu si shkollë profesionale (shkollë e zanatlinjve), shkollë e nxënësve në ekonomi 1947–1951. Ndërtesa shërbeu si konvikt i nxënësve të Gjimnazit “Ivo Llolla Ribar” më 1951–1957. Pas suprimimit të Autonomisë së Kosovës, shkolla u shfrytëzua nga refugjatët për 10 vite, refugjatë nga Kroacia dhe Bosnja. Pas luftës së vitit 1999 OSCE e bëri meremetimin dhe u shfrytëzua si shkollë e mesme teknike deri në vitin 2002–2003. Në vitin 2004 nga Kuvendi Komunal i Prishtinës iu dha në shfrytëzim Arkivit të Qytetit të Prishtinës, mirëpo objekti nuk i plotëson kushtet për këtë lloj qëllimi.[2]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ "Arkivi i Prishtinës (Prishtinë)". Databaza e Trashëgimisë Kulturore (në shqip dhe anglisht). Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Arkivuar nga origjinali më 6 nëntor 2016. Marrë më 13 nëntor 2016.
Lidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine