Armend Rexhepagiqi
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Armend Rexhepagiqi, lindur më 23 shtator 1966 në fshatin Pllava Mali i Zi, është këngëtar dhe kompozitor shqiptar. Armend Regjepagiqi është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur.
Jeta
RedaktoArmend Rexhepagiqi lindi më 23 shtator 1966 në fshatin Pllava Mali i Zi. Familja e tij është me prejardhje nga Plava (Mali i Zi). Babai i tij, Jashar Rexhepagiqi, është anëtar i Akademisë së Kosovës. Armendi ka dy motra, njëra Violeta, ishte unike dhe dallohej për kohën dhe vendin me imixhin ekstravagant. Ajo ishte para tij mjaft e popullarizuar si këngëtare. Për shkak të nje hiti të saj, njerëzit atë e quanin jo me emër por "Romantika". Motra tjetër ka qenë ndryshe nga Armendi dhe Violeta. Ka qenë e terhequr, flitej se është studente e shkëlqyeshme, gjithmonë ecte vetëm, vishej dhe dukej si rrethi dhe kush as që fliste keq për të në atë kohë.
Që në shkollë të mesme 1983/1984 Armendi këndonte dhe ishte i njohur bashkë me motrën e tij Violeta, ishin origjinalë me një rrymë të veçantë të muzikës.
Karriera
RedaktoArmend Rexhepagiqi gjithë jetën ka kënduar, me zërin karakteristik dhe emocionin që derdh në interpretime ruan origjinalitetin dhe pasuron muzikën argëtuese. Ai njihet si legjenda e muzikës shqiptare, ka shkruar dhe kompozuar shumë kënge siç janë : Qaforja,Edhe një herë, Ajo, Dashurine ku e kam, Nasht, Ne radio, Kaqurrele, Te furra e Qerimit, Kuj do t'ia shpreh pikellimin tim, Dude dudie, Ti nuk me meriton, Dugi, Dam dam dam, Harrova, Betohem me kenge, Shko, Qendresa, e shumë e shumë kënge të tjera. Në vitin 1990 ai përfaqesoi denjësisht Kosoven në Jugovizion për zgjedhjen e kënges kombëtare për garën e Eurovizionit kënga ishte në shqip dhe quhej Mami mami.Në vitin 2006 ai doli fitues në festivalin Kenga Magjike me kengen "Kur dashuria vdes" si dhe arriti te marr Cmimin e Kantautorit me te mire. Si dhe po ne kete vit fitoi video-festivalin e "Video Festit Muzikor" me kengen e tij "Shkel" e cila njihet si nje nder kenget me te mira te tij.Ai bashk me gruan e tij Aida Baraku ka kompozuar kenge edhe per shume kengetar te tjere siç jane Adelina Berisha, Jehona Sopi, Lori, Valeza Bajra, Blertina Shabani, Nora Istrefi, Tuna, Ryva Kajtazi, Leonora Jakupi e shume e shume këngetarë të tjerë ku shumica e këtyre këngeve kanë qenë hite. Ne vitin 2010 Armendi u shfaq në emisionin argetues Albanians got talent si pjesetar i Juris. Armend Rexhepagiqi njihet edhe per stilin e tij te veçante pak ekstravagant dhe mjaft te komentuar.
Në kohën e ish-Jugosllavisë, për arsye se Kosova ishte nën regjimin serb, shqiptarët ishin të obliguar të përfaqësonin shtetin Jugosllav kur është fjala për festivalet apo konkurset evropiane. Kështu në vitin 1990 Armend Rexhepagiqi e përfaqësoi denjësisht Kosovën në Jugovizion, konkurs ky që kishte për qëllim të përzgjedhë këngën më të mirë pjesmarrëse, që do të ishte edhe kënga kombëtare për garën e Eurovisionit. Kënga me të cilën Armendi ishte prezantuar në këtë garë ishte në gjuhën shqipe dhe titullohej “Mami, mami“.
Armend Rexhepagiqi që prej kohësh është i martuar me këngëtaren dhe gjithashtu kompozitore dhe tekstshkruesen e mirënjohur Aida Barakun. Të dy së bashku kanë komponuar dhe shkruar tekstet e disa këngëve që kanë qenë hite të mëdha, që edhe sot e vazhdojnë punën e tyre duke sjellur projekte të reja të bukura për shumë këngtarë shqiptarë. Armendi është I njohur edhe për stilin e tij të veçantë dhe shumë të komentuar saqë kishte deklaruar vetë se ishte grindur me orë të tëra me bashkëshorten e tij për shkak që në “Kënga Magjike 2006“ kishte veshur një fund mbi pantallona.