Arpica
Arpicë (greqisht: Πέρδικα/Pérdhika) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Αρπίτσα/Arpítsa.[1]
Arpicë
Πέρδικα | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 2,272 |
Emri i banorëve | Arpicjot |
Gjeografia
RedaktoNga veriu Arpica kufizohet me Vrohonain e Volën, nga jugu me Agjinë, nga lindja me Smogovinën dhe nga perëndimi me detin Jon. Para Luftës së Dytë Botërore, Arpica kishte këto lagje: Bajramaj, Barbë, Benej, Kilanj, Kurtanj, Pashkanj, Sulotë (të ardhur nga Suli) dhe Vllah.[2]
Toponimet të fshatit Arpicë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]
- Angali Ademit - vend gropë.
- Ar’ e Ademit – arë, në VL.
- Ar’ e Ali Balit - arë, në P.
- Ar’ e Baliut - vësht me ullinj, në P.
- Ar’ e Çanit - pllajë, në VL.
- Ar’ e Dedes - arë në malin e Arilës, në J.
- Ar’ e Gaziut - vësht me ullinj, në P.
- Ar’ e Gjinit - arë, në J.
- Ar’ e Isakut - bregore me ullinj, në L.
- Ar’ e Janit – arë, në VL.
- Ar’ e Krabacit - luginë përroi me ullinj, në P.
- Ar’ e Vaçit - arë në brinjë, në P.
- Arnaqi – ara, në JL.
- Babëlena - pyll, në P.
- Balladrrasa – kullotë, në L.
- Ballavreshti - vreshta, në JL.
- Ballpoçi - shpat mali me ullinj, në P.
- Bira e Micës në Nikollak - Aty dy vëllezër mbytën një motër të tyre për imoralitet.
- Bira e Xhinit - shpellë, në P.
- Birrneja - vargmal, në JL.
- Bisht i Palsit - arë, në J.
- Bohoneja (Bogoneja) - kodër malore në kufi me Tabje, në P.
- Bregu i Gërmadhës - breg me gërmadhë të një vendbanimi të vjetër, në P.
- Bregu i Turkut - bregore mbi det, në P.
- Brinja e Kaurit - brinjë, në P.
- Brinja e Lagjinos – brinjë, në JL.
- Brinja e Lëndës – brinjë, në JL.
- Burim i Arës Gjinit - burim te buza e detit, në P.
- Burim i Varsamit — burim, në P.
- Buzëziu - buzë mal, në JL.
- Dërras e Birbilit - shtresë pllakash guri, në V.
- Djepa Asomat - shesha, në J.
- Dhragatiqet – bregore, në L.
- Dhropo – luginë, në JP.
- Fërngjata - faqe mali me ullinj e lisa, në L.
- Fiqanoi - ara e fiq, në L.
- Flloroguni — faqe mali veshur me lisa, në L.
- Fovorishti – majë, në P.
- Gonea - vend gropë me pyll afër buzës së detit, në P.
- Gorric’ e priftit – pllajë, në L.
- Grav’ e Beçit - shpellë, në V.
- Grav’ e Dadurit - shpellë në Fiqano, në L.
- Grava Kumase - shpelle që nxën rreth 3000 kokë dhi, në JL.
- Grav’ e Nikolloit – shpellë, në P.
- Grava e Nurës - shpellë e vogël, në V.
- Grav’ e Osmënit – shpellë, në P.
- Grav’ e Shitës — shpellë, në P.
- Grav’ e Shtatës - shpellë që nxën rreth 300 kokë dhi, në JL.
- Grav’ e Shtogut - faqe mali, në JL.
- Grav e Zisko Bardhit - shpellë në veri të Karavastasit, ngjitur me detin. “Në këtë shpellë Zisko (Haziz) Bardhi dimëronte bagëtinë, por një natë dimri me furtunë, aj shkon kusëri dhe vjedh një sqap. Kur e sell sqapin në moné, pa që deti kish ardhë me furtunë dhe i kish mbitur kopenë të tërë. Populli arpicjot e ka tallur me një këngë Ziskon.
- Gravazët - luginë, në JL.
- Grihëza - shpat mali, në JL.
- Grikat - ana e sipërme e fushës së Arpicës, në JL.
- Grikat e Koçoloit - gryka, në JL.
- Gropa Sterrë - vend gropë që ka një sterrë, në V.
- Gropat e Llapit - vend gropë, kullotë, në L.
- Gulafet - ara nënujë në fushë, në L.
- Gurët e Jupes - vend me gurë, në P.
- Gurët e Korbit - shkëmbinj të mëdhenj në malin e Arilës, në P.
- Hund e Ali Zenelit - breg, në J.
- Hund e Andonit – breg, në P.
- Hund’ e Helave – bregore, në VP.
- Huda Jorian – hundë, në J.
- Hunda Leniko - hundë pranë buzës së detit, për nënë kështjellin e Dhimokastrës, në JP.
- Hund’ e Sejkos - buzë shkëmbore e një përroi të thellë, në J. Arpicjotët tregojnë Iegjendën se një here kur vendi luftonte me turq, nëpërmjet luginës së thellë shkëmbore që ndan hunda e Sejkos me atë Jorian, Ali Arapi në krye të turqve kapërceu me kuaj prej hundës së Sejkos në atë Jorian. Vëndi ku thonë se ka kapërcyer është mbi 100 m. i thellë. (Ahmet Duro Balo)
- Kaçunisi - pllajë me ullinj e fiq, në P.
- Kajobodo – brinjë, mone bagëtish pranë detit, në P.
- Karavostas/i - liman anijesh, në JP.
- Karrulat - ara e ullinj, në L.
- Kokoqilla - majë e vogël me lisa, në P.
- Koqinomalet - brinjë me ullinj, në L.
- Krakura Fier - kodër shkëmbore, në V.
- Kroi i Çaçit – krua, në JL.
- Kroi i Fikthit – krua, në JL.
- Kroi i Karait – krua, në JP.
- Kroi i Kronjës – krua, në P.
- Kroi Somatit – krua, në JP.
- Kroi Sulejmanit - krua që buron nga mali i Arilës, në P.
- Kseronjama – ara, në JL.
- Kuçulim – ara, në JL.
- Ku kërceu Ali Arapi - përrua i thellë, në JL.
- Kurkuca – fushë, në P.
- Ledhi i Kalasë - faqe mali në mali në Arilës, në P.
- Lëm’ i Duro Ramos – lëmë, në P.
- Lëm’ i Marinës – arë, në J.
- Lëm’ i Piro Aliços - ara e ullinj, në JP.
- Lisat Batall - brinjë mali, në V.
- Lisat e Gjinit — shpat mali me lisa, në V.
- Lisat e Kasit – pllajë, në V.
- Luca e Laqit - kullotë, në L.
- Lucat Peramë - lerë ku pinin ujë bagëtia, në VP.
- Lumi i Belës – degë e lumit Skorokait, në P.
- Lumi i Skorokait - lumë që shkon në fushën e Arpicës, në P.
- Llaka e Ahmet Lucës - sheshe me ullinj, në P.
- Llaka e Arapit - vend gropë me pyje, në J.
- Llaka e Butës - ara, në P.
- Llaka e Sali Murtos - sheshe me ullinj, në JL.
- Mala e Arilës - maja e malit të Arilës, në VP.
- Mala e Hajdofolesë - majë ku ndërtonte çerdhen shqiponja, në L.
- Mala e Karait - majë e veshur me lisa, në V.
- Mala e Kuçubesë - majë e lartë, në VL.
- Mala e Kumbullës – majë e lartë, në VP.
- Mala e Milezës - maja më e lartë në maIin e Belës, në VL.
- Mala e Njenxës - kodër e vetmuar në fushë, në P.
- Mala e Perdhikas - majë, në JL.
- Mala e Priftit - majë mali, në VL.
- Mala e Qutekthit - majë në maIin e Arilës, në P. Aty gjënden mure mure të rrëzuar të njij kështjelli të vjetër.
- Mala e Rrihërit – majë, në JL.
- Malaxarrë — majë në maIin e Granicës, në V.
- Mali i Belës - majë mali, në JL.
- Mal’ i Granicës – pllajë, kullotë e ullinj, në V.
- Mastraka - shpat mali, në VL.
- Megorafi - shpat me ullinj, në JP.
- Mesollongji - vreshta e ullinj, në P.
- Mirgalea - ara, në P.
- Mulliri Bacanait - mulli uji që bluante drithëra, në P.
- Mulliri i Bardhë - mulli drithërash, në VP.
- Mulliri i Belës - mulli drithërash, në VP.
- Mulliri i Pillës - mulli drithërash, në JL.
- Mulliri Ferrulit - mulli drithërash, në J.
- Nënçukat - gropa me ullinj, në P.
- Në të çamet e Gonesë - qafëmali, në P.
- Në të çamet e Karavastasit - qafë mali, në P.
- Nikollaku - gërmadha të njij fshati të vjetër pranë detit, në P.
- Nisia e Peramës - ishull i vogël, në P.
- Njënxa - faqe mali me lisa e ullinj ku ndodhen dhe gërmadhat e njij fshati të vjetër, në P.
- Palohori - gërmadha të njij fshati të vjetër, në P. “Me fshatrat e vjetra Somat, Bogone, Arilë, Palohor, Nikollak, Shkallë-katëra, Vigla, Ploca, Njënxa e Gjeravica, thonë se është formuar fshati i Arpicës”.
- Parakoshi - shkëmb e shpellë, në P.
- Pazari i poshtër - dyqane të fshatit, në qëndër.
- Pazari i sipërm - dyqane të fshatit, në qëndër.
- Peramë/a - liman i vogël, në V.
- Përroi Dhimbabës – përrua, në VL.
- Perroi i Kakanikut – përrua, në VP.
- Përroi i Menagafit - përrua, në VL.
- Përroi i Ruçit – përrua, në JL.
- Përroi i Shugës – përrua, në JL.
- Përroi i Zejni Omerit – përrua, në V.
- Pilli i Trrashë - vend gropë me pyje e ullinj, në P.
- Ploça - gërmadha të njij fshati antik, në P.
- Pllakat - shpat mali, në JL.
- Poliqini - pjes’ e fushës së Arpicës, në L.
- Prrari i Mekos - faqe mali me lisa, në JP.
- Puset e Kurtesit – puse, në V.
- Qaf’ e Ali Çorres - qafë, në P.
- Qaf’ e Ali Idrizit - qafë, në JL.
- Qaf’ e Buzëziut - pllajë, në L.
- Qaf’ e Madhe - qafë në Granicë, në V.
- Qaf e Pavllaqit - qafë mali, në V.
- Qaf’ e Somatit - qafë kodrine, në J.
- Qaf’ e Stamilloit – qafë, në VP.
- Qaf’ e Vogël - qafë, në V.
- Rrëza e Belivardhës – brinja, në P.
- Rrihërat - pyll, në JL.
- Rripi i Glatë – pllajë, në V.
- Sarkofoleja – shpellë, në P.
- Sikoli - rrëzë e malit të Arilës, në P.
- Skalom Arila - gji deti, skelë e vogël natyrale, në P.
- Skalomi i Kondit - skelë e vogël më J.
- Stelesi — rrëzë mali të mali i Arilës, në P.
- Stogusi - burim i madh uji, në P.
- Stuburi — pusë uji pranë molit, në P.
- Stukuraku — gërxh, në P.
- Sulpa - trap në Llakat e Arapit, në JL.
- Shegëlina - pllajë me ullinj, në JL.
- Shermaloi - shesh për nënë fshat, në JP.
- Shesh’ i Kuq – pllajë, në JL.
- Shesh’ i Somatit - ara e ullinj, në JL.
- Shkëmb’ i Bardhë - majë shkëmbore, në JL.
- Shkëmb’ i Lazes - breg shkëmbor, në P. Lazja kish qenë ushtar me turkun në Jemen. Prej andej arratiset dhe vjen në Arpicë. I fshehur te ky shkëmb, zbulohet pas disa vjetësh dhe rrethohet nga zaptijet turke. Lufton e vret shumë zaptije gjersa vritet edhe vetë.
- Shkëmb’ i Sinanit - shkëmbinj dhe gropa, në VP.
- Shotirat – ara, në L.
- Tabje - fushë që ka mbi 30,000 rrënja ullinj, në P. Ai arpicjot që s’kishte ullinj në Tabje ishte njeri i pa kredi në fshat dhe nuk i jepte njeri grua.
- Taburrët - pllajë shkëmbore, në P.
- Trapi i Bathës – prapamal, në P.
- Tre Motrat - tre gurë të gjatë më këmbë, në P. “Tri motra kur po kalonin rrugës takojnë me një njeri udhëtar i cili u jep një lajm të keq: “Tre vëllezërit e tyre që kishin shkuar të luftonin me turq u vranë duke luftuar, “fshatin e zunë turqit dhe familja e tyre ish nisur me varkë për në Itali”. Kur dëgjuan këtë lajm të zi, ato ja plasnë të qarit. Po aty kaloi zëra e Malit Arilës dhe për të mos i lëne këto që t’i zinte turku i bëri gur (Husenj Haxhi Shurdhi nga Arila).
- Varr i Kokëmizës - varr i lashtë, për të cilin tregohet një legjende.
- Vau i Shkallkaterit - va lumi, në JL.
- Vigëlat – kullota, në VL.
- Vreshtat - vreshta e ullinj, në JL.
Demografia
RedaktoFshati ka 2,272 banorë[4].
Familjet në fshatin Arpicë:(Para Luftës së Dytë Botërore)
Lista e familjeve të mbledhura nga Fatos Mero Rrapaj: Balenj (Balo) dy fise me të njëjtin emër; njëri i ardhur nga fshati Dara i krahinës së krishterë shqiptare të Lelovës dhe tjetri i ardhur nga fshati Rrapezë, që është banuar nga shqipfolësit krishterë, të krahinës së Pargës. Bardhenj - thonë se ky fis është i ardhur nga Bardhunja e Mesallonjës (Misollongjit), krahinë kjo e banuar nga shqiptarë. Bukuratë - fis’ i shuar. Benenj - Te banesat e këtij fisi Ali Pashë Tepelena ka pasur një fortesë që mbrohej nga ushtarë të komanduar nga Çukar Latifi prej Arpicë. Një nga topat e kullës, në vitin 1935 e morën greket për ta çuar në muzeun e armëve në Athinë. Durenj - i ardhur herët nga Agjia, fshat i Krishterë shqiptar në jug të Arpicës. Kamberatë - fis i shuar, ish i ardhur nga Mesallonja (Misollongji). Kaziu (Sulejman Kaziu) - shpërngulur në Turqi pas luftës ballkanike. Lalët - fis i shuar. Lezatë - i ardhur nga fshatra shqiptare të Moresë. Pashkanj - e kanë marrë këtë emër nga që janë kthyer muhamedanë ditën e pashkës. Sulotë - fis i ardhur nga fshatrat e Sulit kur Ali Pashë Tepelena pushtoi ato vënde. Xhaxhurenjte - fis i zhdukur. Tregojnë se kanë qënë 18 vëllezër e kushërinj të parë. Duke luftuar këta me Vejz Aga Pllotarenë, pronar turk në Çamëri, i përkrahur ky i fundit nga qeveria turke mundi ta shpërngulë këtë fis duke vrarë dhe internuar në More. Gërmadhat e shtëpive të këtij fisi janë edhe sot me emrin topik “shtëpit” e xhaxhurejve”. Vllah - ka qënë fis kuçovllah shqipfolës, i kthyer herët në shqiptar me anë mardhëniesh martesore. Ziu - fis i shuar.[5] Familjet e tjera ishin: Çumanej - kanë jetuar në lagjen Kilanj.
Lidhje të jashtme
RedaktoBurimet
Redakto- ^ Πανδέκτης: Arpítsa - Pérdhika
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 273.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 273-277. Treguan: 1) Duro Balo, 85 vjeç, autodidakt, nga Arpica, refugjat i vitit 1944, sot me banim në Skelë (Vlorë). 2) Hajredin Muhamet Shabani, 35 vjeç, me arsim 7 vjeçar, teknik ndërtimi, nga Arpica, refugjat i vitit 1944, sot me banim në Skelë (Vlorë). 3) Ahmet Duro Balo, 35 vjeç, minator, me arsim 7 vjeçar, nga Arpica, refugjat i vitit 1944, sot me banim në Skelë (Vlorë). Vlorë. 1960.
- ^ Sipas të dhënave të vitit 2001.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 273.