Koordinatat: 39°9′N 20°59′E / 39.150°V 20.983°L / 39.150; 20.983

Nartë, (greqisht: Άρτα/Árta) është një qytet i Greqisë qe gjendet në Epir.

Nartë
Άρτα
Qytet
Administrimi
Shteti Flamuri Greqia
Rajoni Epiri
Qarku i Nartës
Ura e Nartës

Përmbajtja

DemografiaRedakto

Narta ka 23.863 banorë.


KulturaRedakto

Narta është i famshëm për monumentet arkitekturale dhe kulturore, ndër të cilat Ura e Nartës është e famshme, kështjellën e vjetër dhe kishën "Shën Theodorës". Në Nartë ka universitet teknik i quajtur: Instituti Teknologjisë i Epirit. Në fushën jugore të Epirit Artës dhe mban shumë pemët agrume. Në rajoni jugore të Nartës dhe Epirit, ka shumë pemë agrume.

HistoriaRedakto

Emri Nartë është përmendur për herë të parë në vitin 1082, ku në kohë të lashtë ka qënë në koloni greke е Korintit quajtur Ambrakia. Narta është qendër administrative e Qarkut të Nartës.

Në kohët e lashta vendi ku është qyteti Narta sot, ishte kryeqyteti Ambrakia i Pirros (i cili ishte i njohur për luftërat e tij kundër romakëve). Në vitin 146 PK, Ambrakia u pushtua nga Perandoria Romake dhe u bë qendra e provincës romake të Epirit së Vjetër. Kjo emër duhet të dallohet nga tokat e pushtuara në veri dhe lindje të Ambrakisë, të cilat u ndanë si provincë e Epirit të Ri.

Gjatë kohës mesjetare, Narta ishte qytet bizantine me disa ndërprerje gjeopolitike deri më vitin 1204, dhe shkurtimisht në kohën e mbretit bullgar Simeon I dhe djali i tij Peter I u bë pjesë brenda Perandorisë Bullgare e parë, së bashku me rajonet jugore të Akarnanisë dhe Aetolisë. Pas pushtimit të Kostandinopojës (1204) nga pjesëmarrësit në Kryqëzatës së Katërt territori i Epirit, Nartës, Akarnanisë dhe Aetolisë formuan shtetin Despotati i Epirit. Në shekullin e 14-të, këto vende u përfshinë nën sundimin të Perandorisë Serbe e mbretit Stefan Dushan. Pas vdekja e Dushanit, Narta dhe territori i saj përreth u bë një shtet shqiptar i pavarur quajtur Despotati i Nartës. Në vitin 1449, Despotati i Nartës u pushtua nga Perandoria Osmane. Gjatë kësaj epoke, qyteti ishte i njohur në gjuhën osmanishte si Narda.

Në periudhën e vitëve 1717 - 1797, Narta ishte pjesë e shtetit venecian. Në vitin 1799, Narta ishte nën udhrimin e Perandorisë Osmane deri në vitin 1881, kur sipas Traktatit të Berlinit u aneksua nga Mbretërisë së Greqisë.

Sot Narta është i famshëm për muzetë e shumta, monumenteve arkitekturale dhe kulturore të kaluarës.

Shih edheRedakto