Artur Kala

që prej Prillit 2022, mban postin si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve
Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Artur Kala, që prej Prillit 2022, mban postin si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve [1]. Në vitin 2001, përfundoi studimet e larta dhe u diplomua me titullin " Inxhinier Pyjesh", pranë Fakultetit të Pyjeve në Universitein Bujqësor të Tiranës, ( 1996 - 2001).

Artur Kala
Artur Kala
Agjencia Kombëtare e Pyjeve
Titullar
Në detyrë
05 Prill 2022
Të dhëna vetjake
U lind më6 maj 1977
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePartia Socialiste
ArsimimiInxhinieri Pyjore

Biografia

Redakto

Artur KALA ka lindur në qytetin e Bulqizës më 6 maj 1977.

Në vitin 2001, përfundoi studimet e larta dhe u diplomua me titullin “Inxhinier Pyjesh”, pranë Fakultetit të Pyjeve në Universitetin Bujqësor të Tiranës, (1996 – 2001).

Në vitin 2016, përfundoi studimet pasunivesitare “Master Shkencor” për “Marketing dhe Menaxhim Operacionesh”, pranë Universitetit “Marin Barleti”, Tiranë, (2014 – 2016).

Karriera e tij profesionale mbart disa pozicione të rëndësishme drejtuese në institucione të ndryshme në Shqipëri, si; Përgjegjës i Administrimit të Pyjeve, në Drejtorinë e Shërbimit Pyjor Bulqizë, ku shërbeu në vitet 2000 – 2003; Oficer i Policisë Gjyqësore, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Bulqizë, ku shërbeu në vitet 2003 – 2008; Drejtor i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara [2], ku shërbeu në vitet 2014 – 2021, Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve në Ministrinë e Brendshme, ku shërbeu në vitet 2021 – 2022.

Që prej Prillit 2022, shërben si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve.

Për gjatë një periudhe 17 vjeçare ai ka kryer një sërë trajnimesh, kualifikimesh dhe veprimtari të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare me karakter shkencor e teknik.

Artur Kala është njohës i mirë gjuhën angleze dhe komunikon rrjedhshëm në gjuhën italiane.

Referime

Redakto
  1. Artur Kala Jetshkrimi
  2. https://dosja.al/Kala_masa_shtrengueseperpyjet_ne_kodin_penal
  3. https://www.zeriamerikes.com/a/Shqipëria përballë sfidave për menaxhimin e pyjeve
  1. ^ Vata, Ilir (2022-04-05). "Kumbaro prezanton drejtorin e AKP, Artur Kala - ATSH -". Agjencia Telegrafike Shqiptare (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 26 korrik 2023. Marrë më 2023-07-27.
  2. ^ "Ku shkojnë pronat e sekuestruara nga Antimafia? Flet drejtori Pasurive të Sekuestruara: Pas gjyqeve, u kthehen…". FaxWeb (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-07-27.