Kuvendi i Komunës së Prishtinës është organi më i lartë i Komunës, i cili ushtron funksionin e pushtetit lokal, të përcaktuar me LVL – në dhe Statutin e Komunës. Kuvendi i Komunës ka 51 anëtarë. Përgjegjësitë dhe kompetencat e Komunës duhet të ushtrohen nga Kuvendi i Komunës dhe Kryetari i Komunës, përveç nëse parashihet ndryshe me LVL-në, ligjet tjera dhe Statutin e Komunës. Kuvendi zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë, në pajtim me dispozitat e Ligjit për zgjedhjet lokale. Anëtarët e Kuvendit kanë të drejta të njëjta dhe mundësi për të marrë pjesë në proceset e Kuvendit.

Kompetencat dhe përgjegjësitë e Kuvendit

Redakto

Kuvendi i Komunës e miraton Statutin. Kuvendi i Komunës mund ta ndryshojë Statutin, nëse konsideron se një ndryshim i tillë është i nevojshëm. Çdo vendim për miratimin apo për ndryshimin e Statutit, duhet të miratohet nga 2/3 e anëtarëve të Kuvendit.

Kuvendi i Komunës e miraton Rregulloren e punës.

Nisma për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit, mund të merret: (i) nga Kryetari i Komunës, (ii) nga 1/3 e anëtarëve të Kuvendit të Komunës dhe (iii) me iniciativën e 10 % të banorëve me të drejtë vote në komunë.

Propozimi për ndryshim dhe plotësim duhet të shqyrtohet nga ana e Komitetit për Politikë dhe Financa, pastaj i dërgohet Kuvendit të Komunës për shqyrtim preliminar. Nëse Kuvendi nuk e refuzon propozimin, atëherë Kuvendi merr vendim për ta lëshuar në diskutim publik.

Pas përfundimit të diskutimit publik, Kuvendi i Komunës vendos se a do t’i miratojë ndryshimet dhe plotësimet, pasi t’i shqyrtojë të gjitha propozimet që i ka pranuar.

Rregullorja e punës mund të përcaktojë më tej procedurat për plotësimin e Statutit.

Procedurat për miratimin, ndryshimin apo anulimin e rregulloreve komunale, duhet të jenë si në vijim:

  • Kryetari i Komunës, në pajtim me LVL – në dhe me këtë Statut, propozon miratimin e rregulloreve komunale lidhur me çështjet në suaza të autorizimeve komunale, siç ësht paraparë me LVL - në, dhe ia dërgon për shqyrtim kryesuesit të Kuvendit si kryesues i

Komitetit për Politikë dhe Financa.

  • Miratimin e një rregulloreje komunale mund ta propozojnë së paku shtatë anëtarë të Kuvendit. Propozimet e tilla duhet adresuar kryesuesit të Kuvendit, i cili duhet ta përfshijë si pikë të rendit të ditës për shqyrtim në mbledhjet e radhës të komiteteve përkatëse komunale.

Pas shqyrtimit nga komitetet përkatëse komunale, kryesuesi duhet t’i përcjellë propozimet Komitetit për Politikë dhe Financa, i cili do të shqyrtojë dhe propozojë atë, me apo pa ndryshime, për t’u miratuar nga Kuvendi i Komunës.

  • Kuvendi i Komunës do ta shqyrtojë projektin e rregullores së propozuar dhe, me ose pa plotësime, do ta miratojë atë për diskutim publik në pajtim me rregullat e punës së Kuvendit.
  • Të gjitha vërejtjet e pranuara nga opinioni publik duhet të shqyrtohen nga komisioni icaktuar nga propozuesi i rregullores. Komisioni duhet të përgatisë një raport me vërejtjet e pranuara, i cili duhet t’i dorëzohet për miratim Komitetit për Politikë dhe Financa dhe Kuvendit të Komunës.
  • Rregullorja e Komunës, e miratuar nga Kuvendi i Komunës, publikohet në tabelën e shpalljeve në ndërtesat e Kuvendit të Komunës, si dhe në ueb - faqen e Komunës.

PËRGJEGJËSITË E KUVENDIT TË KOMUNËS

Kuvendi i Komunës ka përgjegjësi për fushat në vijim:

  • Miratimin, ndryshimin dhe shfuqizimin e Statutit, Rregullores së punës dhe rregulloreve komunale,
  • Miratimin e buxhetit dhe të planeve investuese;
  • Miratimin e çështjeve të tjera financiare, të cilat janë të rezervuara për Kuvendin, sipas Statutit apo Rregullores së punës;
  • Raportin vjetor;
  • Themelimin e komisioneve të kërkuara sipas Ligjit;
  • Zgjedhja e kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit të Kuvendit të Komunës për komunitete dhe nënkryetarit për komunitete;
  • Nivelin e taksave, tarifave dhe gjobave komunale;
  • Krijimin dhe përdorimin e simboleve, dekoratave dhe titujve të nderit të Komunës, në pajtim me ligjin në fuqi;
  • Emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike;
  • Arritjen dhe miratimin e marrëveshjeve ndërkomunale dhe brendakomunale;
  • Marrjen e vendimeve për t’u bashkuar me asociacione përfaqësuese të komunave të Republikës së Kosovës dhe përgjegjësi të tjera që kërkohen me ligj.

Si shtesë në listën e përgjegjësive të padelegueshme të marra nga LVL - ja, e cila paraqitet më lart, çështjet në vijim mbeten në kompetencë të Kuvendit të Komunës dhe nuk mund të delegohen:

  • Vendimet që kanë të bëjnë me pronën e Komunës.
  • Miratimi i :

- Planit zhvillimor komunal (PZHK), - Planit zhvillimor urban (PZHU), - Planit rregullues urban (PRRU), dhe ndryshimi i tyre.[1]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 26 janar 2018. Marrë më 10 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)