Kuvendi Komunal është organi më i lartë në Komunë, i cili zgjedhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qytetarët, në pajtim me ligjin për zgjedhjet lokale. Kuvendi i Komunal së Gjilanit ka 35 anëtarë.

Pushteti dhe detyrat e Komunës ushtrohen nga Kuvendi i Komunës dhe organet e tij, përveç kur përcaktohen ndryshe sipas këtij Statuti.

Të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës kanë të drejta të njëjta dhe të barabarta dhe mundësi për të marrë plotësisht pjesë në proceset e Kuvendit. Kuvendi i Komunës kujdeset që këto të drejta dhe mundësi të përfshihen në Statutin dhe Rregulloren e punës së tij.

Funksionet e Asamblesë Komunale

Redakto

Kuvendi Komunal miraton Statutin dhe e ndryshon atë. Vendimi për miratim apo ndryshim të Statutit, aprovohet nga 2/3 e anëtarëve të Kuvendit të Komunës.

Kuvendi i Komunës miraton Rregulloren e punës dhe mund ta ndryshojë atë nëse konsideron se një gjë e tillë është e nevojshme. Vendimi për miratimin apo ndryshimin e Rregullores së punës, aprovohet me shumicë të anëtarëve të Kuvendit të Komunës.

Kuvendi i Komunës së Gjilanit funksionon në bazë të LVL, Statutit dhe akteve tjera nënligjore.

Kuvendi i Komunës nuk mund t’i delegojë përgjegjësitë e veta për marrjen e vendimeve lidhur me:

  • Statutin dhe Rregulloren e punës, rregulloret komunale dhe miratimin, ndryshimin dhe shfuqizimin e tyre;
  • miratimin e buxhetit dhe planeve investuese;
  • miratimin e çështjeve të tjera financiare, të cilat janë të rezervuara për Kuvendin
  • planin vjetor të punës dhe raportin vjetor;
  • themelimin e komisioneve të kërkuara sipas këtij Ligji;
  • emërimin dhe shkarkimin e nënkryetarit për komunitete;
  • zgjedhjen e kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit të Kuvendit Komunës;
  • nivelin e tarifave dhe ngarkesave;
  • krijimin dhe përdorimin e simboleve, dekoratave dhe titujve të nderit të Komunës, në pajtim me ligjin në fuqi;
  • emërimin dhe riemërimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike;
  • marrjen e vendimeve për t’u bashkuar me asociacione përfaqësuese të Komunave të Republikës së Kosovës; dhe
  • përgjegjësive të tjera që kërkohen me ligj.

Për marrjen e vendimeve, Kuvendi i Komunës mund t’ia delegojë pushtetin e tij Komitetit të Kuvendit të Komunës, apo Kryetarit të Komunës. Kuvendi i Komunës mund të tërheqë delegimin e pushtetit në çdo kohë.

Komitetet në kuadër të kompetencave të veta lidhur me çështjet e caktuara, mund t’i rekomandojnë Komitetit për Politikë dhe Financa dhe Kuvendit të Komunës shqyrtimin dhe marrjen e vendimeve përkatëse. [1]

Anëtarët e tanishëm të Asamblesë

Redakto
Emri dhe Mbiemri Roli Partia Foto
Shpresa Kurteshi- Emini Kryesuse e Kuvendit Komunal LDK
Gentrit Murseli Asambleist LDK
Faton Bislimi Asambleist LDK
Bardhyl Syla Asambleist LDK
Antigona Kqiku Asambleist LDK
Avdyl Aliu Asambleist LDK
Fejzulla Berisha Asambleist LDK
Fitim Guda Asambleist LDK
Ramiz Ramadani Asambleist LDK
Teuta Suliqi Asambleist LDK
Rina Ahmeti Asambleist LDK
Nehat Osmani Asambleist LVV
Xhelal Hajrullahu Asambleist LVV
Nevzad Isufi Asambleist LVV
Arianit Sadiku Asambleist LVV
Festa Shabani Asambleist LVV
Arbëreshë Kryeziu Asambleist LVV
Riza Abdyli Asambleist PDK
Bujar Nevzati Asambleist PDK
Hevzi Xhelili Asambleist PDK
Shefik Surdulli Asambleist PDK
Imrane Thaqi Asambleist PDK
Erlehta Osmani Asambleist PDK
Ibish Ibishi Asambleist AAK
Nazim Gagica Asambleist AAK
Arta Nuhiu Asambleist AAK
Vjollca Matoshi Asambleist AKR
Shemsedin Ramushi Asambleist AKR
Mimoza Kadriu Asambleist Nisma
Anila Kastrati Asambleist Nisma
Enver Hajrullahu Asambleist Nisma
Mefail Januzi Asambleist Vatra
Kadir Hyseni Asambleist KDTP
Milivoje Stojanoviq Asambleist LS

Komitetet

Redakto

-Në kuadër të Asamblesë Komunale pjesë përbërëse janë edhe Komitetet :

  • Komiteti për Politikë e Financa
  • Komiteti për Komunitete
  • Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
  • Komiteti për Arsim
  • Komiteti për Zhvillim Ekonomik dhe Agrokulturë
  • Komiteti për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit
  • Komiteti për Shërbime Publike. Banim. Mbrojtje...
  • Komiteti për Kulturë, Rini dhe Sport
  • Komiteti për Gjeodezi. Kadastër. Pronë
  • Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitar
  • Komiteti për Barazi Gjinore
  • Komiteti për Planifikim Hapësinor

Referime

Redakto
  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 20 korrik 2017. Marrë më 10 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)