Hape menynë kryesore

Partia Demokratike e Kosovës

(Përcjellë nga PDK)
Gjendeni te artikulli Partia Demokratike e Kosovës. Për shprehjet e ngjashme në shkrim, kuptim apo tingëllim, shikoni këtu.

Partia Demokratike e Kosovës (shk.: PDK) është një parti politike nga Kosova,e formuar pas mbarimit të luftës në vitin 1999 nga udhëheqës të UÇK-së, shumica e të cilëve deri asokohe ishin aktivistë dhe udhëheqës të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Në fillim partia kishte emrin Partia për Progres Demokratik e Kosovës, por më vonë e ndërroi emrin në Partia Demokratike e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës
Kadri Veseli
Themeluar 10 tetor 1999
Prania ne rrjet
http://www.pdk.info

Partia Demokratike e Kosovës u themelua në një moment të veçantë të historisë sonë. Pas luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendosjes së forcave ndërkombëtare , fillimit të organizimit dhe të ndërtimit të institucioneve të para demokratike të Kosovës, u krijuan kushtet e përshtatshme për veprimtari politike. PDK -ja është trashëgimtare e strukturave politike të UÇK-së dhe e LPK-së.

Partia Demokratike e Kosovës u themelua me 10 tetor të viti 1999. Deri me sot Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur 3 Kuvende Zgjedhore dhe dy Kuvende të Punës.

Që nga themelimi, Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës është z. Hashim Thaçi. Kryetari i Partisë zgjidhet nga Kuvendi i Partisë. Organi më i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës mes dy kuvendeve është Këshilli Drejtues, i cili sot numëron 106 anëtarë. Këshilli Drejtues zgjedh me procedurë të veçantë Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë. PDK-ja ka shtrirje në tërë territorin e Kosovës. Aktiviteti në terren mbulohet nga 32 degë. Organ Ekzekutiv i PDK- së është Kryesia, e cilia zgjidhet nga Këshilli Drejtues dhe numëron 28 anëtarë. Nënkryetarët dhe Sekretarët e Partisë Demokratike zgjidhen nga Kryesia e Partisë. Partia Demokratike e Kosovës ka bashkëqeverisur Qeverinë e Kosovës nga viti 2001-2004, me kryeministër z. Bajram Rexhepi dhe me 2 ministra.

Pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, PDK-ja konfirmohet si forca e parë politike në vend. Sot PDK-ja udhëheq në 17 komuna dhe prej 9 janarit 2008, kryetari Hashim Thaçi është kryeministër i Kosovës. PDK-ja ka edhe 7 ministra në Qeverinë e Kosovës Partia Demokratike e Kosovës ishte Partia më e madhe në Kosovë prej vitit 2008 deri në vitin 2017

Përkrahja popullore për PDK-nëRedakto

Zgjedhjet 2000Redakto

Në zgjedhjet lokale të mbajtura në fund të vitit 2000, PDK fitoi 187.821 vota, apo 27.3% të votave në nivel të Kosovës. 5 komunat ku PDK fitoi numrin më të madh të votave ishin: Drenas 18.587 vota, Skenderaj 18.108 vota, Prizren 15.406 vota dhe Ferizaj 11.077 vota. PDK fitoi pushtetin komunal në komunat e Drenasit, Kaçanikut, NovoBërdes, Skenderajit, Shtimjes dhe Shtërpces. Në të gjitha komunat e Kosovës PDK kishte 267 këshilltar në Kuvendet Komunale.

Zgjedhjet 2001Redakto

Në zgjedhjet e para parlamentare të vitit 2001, PDK 202.622 vota apo 25.7% të votave në nivel të Kosovës. 5 komunat ku PDK fitoi numrin më të madh të votave ishin: Drenas 18.618 vota, Prishtinë 17.068 vota, Skenderaj 17.049, Prizren 16.901 dhe Gjilan 12.374. PDK në këtë mandat fitoi 26 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Zgjedhjet 2002Redakto

Në zgjedhjet dyta lokale të vitit 2002, PDK fitoi më së shumti vota në këto 6 komuna: Prizren 17.947 vota, Drenas 17.313 vota, Skenderaj 15.601, Ferizaj 12.648 dhe Gjilan 12.167. PDK fitoi pushtetin komunal në komunat e Drenasit, Kaçanikut, Lipjanit, Skenderajit, Shtimjes dhe Malishevës. Në të gjitha komunat e Kosovës PDK kishte 283 këshilltar në Kuvendet Komunale.

/* Zgjedhjet 2005 */

Zgjedhjet e treta lokale të vitit 2005, PDK fitoi në këto Komuna; Drenas, Kaqanik, Skenderaj, Malisheve, Shtime, ku mori 170 këshilltar ne Kuvendet Komunale.

/* Zgjedhjet 2007 */

Zgjedhjet e katerta lokale të vitit 2007, PDK fitoi në këto Komuna, Gjilan, Prizren, Kamenicë, Ferizaj, Mitrovicë e Jugut, Drenas, Kaçanik, Malisheve, Klinë, Rahovec, Vushtrri, Shtime, Lipjan.

/* Zgjedhjet 2009 */

Zgjedhjet e pesta lokale të vitit 2009, PDK fitoi në këto Komuna, Gjilan, Prizren, Drenas, Ferizaj, Mitrovice e Jugut, Drenas, Malisheve, Shtime, Skenderaj, Vushtrri, Klinë, Dragash.

/* Zgjedhjet 2013 */

Zgjedhjet e gjashta lokale të vitit 2013, PDK fitoi në 10 Komuna, Klinë, Rahovec, Skenderaj, Dragash, Kamenice, Vushtrri, Prizren, Drenas, Kaçanik, Shtime.

/* Zgjedhjet 2017 */

Zgjedhjet e shtata lokale të vitit 2017, PDK fitoi në 5 Komuna, Ferizaj, Drenas, Shtime, Dragash, Kaçanik,

Lidhje të jashtmeRedakto