Kadri Veseli
Kadri Veseli (lindi më 31 Maj 1967) ishte Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Ai ishte shef i Shërbimit Informativ të Kosovës. Veseli filloi studimet e edukimit në vitin 1990 në fakultetin e agrikulturës dhe shkollën pedagogjike në gjuhën shqipe në Universitetin e Prishtinës. Veseli dinë të flasë gjuhën angleze, gjuhën gjermane dhe gjuhën serbe. Ai u zgjodh si kryetar i PDK-së pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. Veseli është një nga liderët e ri të lëvizjes studentore gjatë viteve 1988-1990, i cili u angazhua për të drejtat e njerëzve dhe politike të shqiptarëve të Kosovës, përfshirë edhe të drejtën për pavarësi. Në vitin 2020, ai u padit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë Luftës së Kosovës.
Kadri Veseli | |
---|---|
Lider i Opozitës | |
Në detyrë 3 Shkurt 2020 – 3 Qershor 2020 | |
Paraprirë nga | Albin Kurti |
Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) | |
Në detyrë 9 Mars 2016 – 5 Nëntor 2020 | |
Paraprirë nga | Hashim Thaçi |
Pasuar nga | Enver Hoxhaj (në detyrë) |
Kryetar i Kuvendit të Kosovës | |
Në detyrë 8 Dhjetor 2014 – 22 Gusht 2019 | |
Paraprirë nga | Jakup Krasniqi |
Pasuar nga | Glauk Konjufca |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 31 Maj 1967 Mitrovicë e Kosovës, ish-Jugosllavi (tani Kosovë) |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | Partia Demokratike e Kosovës (PDK) |
Punësimi | Politikan Jurist |
Nënshkrimi | |
Gjatë Luftës në Kosovës ai ishte udhëheqës i Shërbimit Informativ të UÇK-së ndryshe i njohur si Zbulim-Kundër Zbulim(G-2), deri në fund të luftës kur u shndërrua në të ashtuquajturin Shërbimi Informativ i Kosovës ose SHIK, një organizatë e inteligjencës në Kosovën e pas luftës, e cila ishte apostrofuar si e lidhur me Partin Demokratike të Kosovës nga kundërshtarët politik të kësaj të fundit. ShIK-u zyrtarisht përmbylli misionin në vitin 2008 kur Kadri Veseli shpalli shpërbërjen e saj. Në fund të vitit 2012, Kadri Veseli zyrtarisht u bashkua me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), ndërsa në 27 janar 2013 u bë zëvendëskryetar i partisë. Veseli u votua Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës më 8 dhjetor 2014. Ai është ngritur si kreu i partisë PDK pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, i cili e liroi postin për shkak të detyrimeve kushtetuese, për të marrë postin e Presidentit të Republikes se Kosovës.
Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, Veseli u rizgjodh si Kryetar i Kuvendit më 7 shtator 2017.
Ai është i martuar me bashkëshorten e tij Violetën dhe kanë katër fëmijë.