Kuvendi i Republikës së Kosovës
Kuvendi i Republikës së Kosovës (serbisht: Скупштина Републике Косово Skupština Republike Kosovo), sistemuar nga Kushtetuta e Kosovës, është organi ligjvënës i Republikës së Kosovës dhe përbëhet nga një dhomë 120-anëtarëshe; 100 votohen direkt në Kuvend ndërsa 20 janë të reservuara si në vazhdim:
- 10 ulëse për përfaqësuesit Serb.
- 4 ulëse per përfaqësuesit Romët, Ashkalit dhe Egjiptjanët.
- 3 ulëse për Boshnjakët
- 2 ulëse për Turqët
- 1 ulëse për Goranët
Kuvendi i Republikës së Kosovës Скупштина Републике Косово Skupština Republike Kosovo | |
---|---|
Legjislatura VIII | |
Udhëheqës | |
Zëvendëskryetaret e Kuvendit | |
Lideret e grupëve të partivë politike në kuvend | |
Ndërtimi | |
Vende | 120 |
Grupet politike | Qeveria (67)
Opozita (53)
|
Vendi i takimit | |
Kuvendi i Kosovës, Prishtina, Kosova | |
Web faqja | |
http://www.kuvendikosoves.org/?cid=2,1 |
Historia
Redakto- Artikulli kryesor : Historia e Kuvendit të Kosovës
Kuvendi i Kosovës u vendos së pari në funksion nga Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë në vitin 2001[1] për të ja japur vetëqeverisjes demokratike.
Me daten 17 Shkurt 2008 përfaqësuesit e njerzve të Kosovës deklaruan se Kosova dhe Metohia është shtet i pavarur nga Serbia e pastaj adoptoj kushtetuten e cila erdhi në efekt në 15 qershor 2008.
Pozita dhe roli i Kuvendit të Kosovës gjatë kohës së pas luftës, ishte i përcaktuar me Kreun 9 të Kornizës Kushtetuese për vetëqeverisje të përkohshme në Kosovë. Sipas dispozitave kushtetuese, Kuvendi i Kosovës ishte institucioni më i lartë përfaqësues dhe ligjëvenës i vetëqeverisjes së përkohshme të Kosovës. Si i tillë, Kuvendi kishte disa përgjegjësi të caktuara nga UNMIK-u të cilat në shumicën e rasteve binin në pajtim me kuvendet lokale të Kosovës.
Nga dita e shpalljes së Repulikës së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, Kuvendi i Kosovës ngrihet në nivel ndërkombëtar dhe merr të gjitha përgjegjësitë legjislative në territorin e Kosovës.
Struktura e Kuvendit
RedaktoKuvendi i Republikës së Kosovës është kuvend shumëpartiak. Në të kuvendojnë përfaqsues të propozuar nga partit politike e të zgjedhur në Zgjedhjet Elektorale Parlamentare të Kosovës. Me qëllim të kuvendimeve më cilësore, në gjirin e vetë ka një struktur të kordimimit dhe të organizimit të kuvendimeve. Për këtë delegatët, përfaqsues të zgjedhur në Zgjedhjet Elektorale Parlamentare, të organizuar në të ashtuquajtura grupe parlamentare zgjedhin kryesin e Kuvendit, më në krye kryesuesin e Kuvendit. Pas zgjedhjes së kryesis vije deri tek zgjedhja e Kryetarit të Republikës i cili e autorizon një deputet apo grup parlamentar për krijimin e një qeverie të Republikës. Për çështje të ngritura në kuvend, delegatët organizohen në komisione. Si komisione të "përhershme" që nga themelimi i Kuvendi e deri më tani janë paraqitur:
- Komisionet e përhershme
- Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione
- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike
- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
- Komisionet funksionale
- Komisioni për Buxhet dhe Financa
- Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim
- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit
- Komisioni për Integrime Evropiane
- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike
- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi
- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal
- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor
- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
- Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
Komisionett e Kuvendit
RedaktoKomisionet janë trupa punues të Kuvendit të cilat përbëhen nga deputetë që përfaqësojnë grupet parlamentare në Kuvend. Komisionet themelohen nga Kuvendi, si mënyrë praktike e ndarjes dhe menaxhimit efikas të punës. Komisionet parlamentare janë forma më e përshtatshme ku mundësohet krijimi i një ambienti për punë, gjë që nuk mund të ofrohet gjatë seancave plenare.
Përmes punës në komisione, Kuvendi ka mundësi që njëkohësisht të shqyrtojë çështjet e shumta në agjendën e tij. Komisionet shqyrtojnë të gjitha çështjet të cilat iu referohen nga Kuvendi dhe pas analizës në detaje, përgatisin dhe i parashtrojnë rekomandimet dhe opinionet e tyre.
Në bazë të Kushtetutës dhe Rregullores, Kuvendi themelon komisione të përhershme, komisione funksionale dhe komisione të përkohshme. Kuvendi në Legjislaturën VI ka themeluar 14 komisione, nga të cilat katër (4) janë të përhershme dhe 10 funksionale[2].
Zgjedhjet parlamentare
RedaktoPartia | Votat | % | Ulëset | Ideologjia |
---|---|---|---|---|
Koalicioni PANA | 245,646 | 33.74 | 41 / 120 |
Liberalizmi ekonomik, Nacionalizmi shqiptarë |
Vetëvendosje! | 200,138 | 27.49 | 32 / 120 |
Demokraci sociale, Nacionalizmi shqiptarë, Nationalizmi civil, Demokracia direkte, Barazia, Bashkimi Kosovë-Shqipëri |
Koalicioni LA: | 185,892 | 25.53 | 27 / 120 |
Konservatizmi social, Liberalizmi ekonomik, Nacionalizmi shqiptarë |
Lista Serbe | 44,578 | 6.12 | 9 / 120 |
Nacionalizmi Serb, Politika të minoritetetit |
Minoritetet | 31,666 | 4.36 | 11 / 120 |
Politika të minoritetetit |
Source: KQZ, KQZ, KQZ |
Shiko dhe këtë
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Kryeministria" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 20 shtator 2018. Marrë më 24 tetor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Komisionet kuvendi i Kosovës".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Stema e shtetit |
|