Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (Kosovë)

This is the stable version, checked on 1 mars 2023. 1 pending change awaits review.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës (KQZK) është një grup i përbërë nga tre persona përfaqësues ndërkombëtarë dhe nëntë persona përfaqësues të emëruar nga partitë më të mëdha të Kosovës dhe nga bashkësitë (komunitetet) më të vogla, duke përfshirë serbët, romët, ashkalinjtë, turqit, boshnjakët dhe goranët. Ky komision bënë rregullimin e procesit zgjedhor nëpërmjet miratimit të Rregullave Zgjedhore dhe mbikëqyrjes së të gjitha aspekteve të procesit të zgjedhjeve të lira.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
ShkurtesaKQZ
Themeluar më18 prill 2000
SeliaPrishtinë
Kryetar
Kreshnik Radoniqi
Faqja në internetkqz.gov.al

Komisioni Qendror Zgjedhor është themeluar me Rregulloren e ndryshuar të UNMIK-ut 2000/21 të datës 18 prill 2000 dhe është përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve në Kosovë.[1] Kryesues i KQZ është Zëvendësi i Përfaqësuesit të Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) për Ndërtimin e Institucioneve, Shefi i Misionit të OSBE-së Ambasadori Werner Wnendt.

Përfundimisht, dy nga komisionarët vendor nuk janë politik por përfaqësojnë organizata jo-qeveritare, të afërta me fushën e të drejtave të njeriut dhe me njerëzit me paaftësi mentale dhe fizike.

Komisionarët në përgjithësi emërohen në baza të kualifikimeve të tyre profesionale pasi që puna e KQZ-së është teknike dhe karakterizohet me pavarësi dhe neutralitet. KQZ-ja merë vendime me konsensus. Nëse nuk mund të arrihet konsensusi, kryesuesi mund të merr vendimin përfundimtar dhe të obligueshëm.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është themeluar në pajtim me nenin 139 të Kushtetutës së Kosovës, dhe është një organ i përhershëm i pavarur. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është përgjegjës për organizimin dhe implementimin e zgjedhjeve në Kosovë. Roli i KQZ-së është të rregullojë procesin elektoral përmes miratimit të Rregullave Zgjedhore dhe, mbikëqyrjen e procesit zgjedhor në të gjitha aspektet për të siguruar që zgjedhjet të arrijnë standardet ndërkombëtare.

KQZ përbëhet nga njëmbëdhjetë (11) anëtarë: nga Kryesuesi dhe dhjetë (10) anëtarë të tjerë. Kryesuesi, emërohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhe zgjidhet mes gjyqtarëve të Gjykatës Supreme. Mandati i Kryetarit të KQZ-së është (7) vjet, duke filluar nga data e caktuar për njoftim të emërimit nga Presidenti i Kosovës. Prerogativat e ushtrimit të detyrës së anëtarit të KQZ-së, caktohen në bazë të ligjit dhe, rregullat për ushtrimin e mandatit. Dhjetë (10) anëtarët e tjerë të KQZ-së, janë emëruar si rezultat i nominimeve të gjashtë (6) grupeve parlamentare më të mëdha të Kuvendit të Kosovës dhe, katër (4) anëtarë që përfaqësojnë komunitetet e vogla në Kosovë.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "REGULATION NO. 2000/21 ON THE ESTABLISHMENT OF THE CENTRAL ELECTION COMMISSION". unmik.unmissions.org (në anglisht). 18 prill 2000. Marrë më 2023-02-24.

Lidhje të jashtme

Redakto

 
Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Zgjedhjet elektorale: KQZ - lokale - parlamentare