Mimoza Kusari-Lila është lindur me 16.10.1975 Kryetare e komunes se Gjakoves

Ne vitin 2003 Mimoza Kusari-Lila ka magjistruar për administrim biznesi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj kohe ajo vijoi studimet në Institutin Ekonomik, Universiteti i Kolorados dhe Universitetin e Duquesne në Pittsburg, ku përfundoi magjistraturën në e-biznes. Studimet e larta, Mimoza Kusari-Lila, i kreu në Univeristetin e Prishtinës në Fakultetin Ekonomik, ku diplomoi në sistemet e manaxhimit dhe informatave. Mimoza Kusari-Lila rikthehet në politikë, në zgjedhjet e 2009, ku kandidon për komunën e Gjakovës. Pas një beteje të gjatë juridike për zgjedhjet e kontestuara, ajo zgjidhet Zëvendëspresidente e Aleancës Kosova e Re, në dhjetor të vitit 2009.

Përpara se të ekspozohej në politikë, Mimoza Kusari-Lila shërbeu si drejtoreshë ekzekutive në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë (AmCham), prej vitit 2006-2009, duke e akredituar zyrtarisht këtë institucion me Odën Amerikane në Uashington D.C dhe Asociacionin e Odave Amerikane në Evropë. Mimoza Kusari-Lila u bë pjesë e politikës dhe shërbimit publik, në vitin 2003, kur iu ofrua pozita e zëdhënëses dhe këshilltares politike të kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Në vitin 2001, Mimoza Kusari-Lila punoi për Bankën Botërore dhe projektin e USAID-it për përkrahjen e bizneseve kosovare. Aftësitë e saj udhëheqëse dhe menaxheriale u testuan përderisa punoi si menaxhere e projektit në Universitetin Amerikan Fondacioni i Kosovës në planin e edukimit për Kosovë, si dhe në themelimin e institucionit. Puna e saj rezultoi në hapjen me sukses të Universitetit Amerikan në Kosovë, institucion udhëheqës i edukimit në Kosovë dhe rajon. Gjatë konfliktit në Kosovë, Mimoza Kusari-Lila punoi në kampet e refugjatëve për Radion Publike Kombëtare (Radio Amerikane, National Public Radio-NPR) në Maqedoni. Në vitet 1998-1999, ajo punoi për organizatat Mjekët pa Kufi dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Mimoza Kusari-Lila është e martuar dhe ka një djalë.