Asim Zeneli Hero i popullit. Lindi më 3 maj të vitit 1916 në Progonat të krahinës së Kurveleshit, në një familje me tradita atdhetare. I ati, Zenel Mehmeti ishte nder atdhetaret e shquar të krahinës. Si anëtar i klubit patriotik “Arbëria” ai punoi për çeshtjen e shkollës dhe gjuhës shqipe.

Asim Zeneli

Asimi mbaroi shkollën fillore të fshatit dhe ate plotore në Kuç të Vlorës. Vështirësitë ekonomike e detyruan që ende i ri të punoje në punë të ndryshme. Më 1930 mundi të fillojë mesimet në shkollën e mesme ushtarake në Tiranë. Më 1933 ajo shkollë u mbyll por revolta e studentve e detyroi qeverine qe t’i dërgoje në gjimnazin civil të Tiranës.

Si student në kryeqytet, Asim Zeneli, u njoh me militantë të tjerë atdhetare si Qemal Stafa, Mustafa Matohiti, etj. Në vitin 1936 ai fitoi konkursins për të vazhduar shkollen ushtarake në Itali. Atje ai pa pasojat e rregjimit fashist dhe rrezikun e pushtimit të Shqipërisë nga një forcë fashiste apo naziste. Bashkë me miqtë e tij të shkollës Pano Xhamballo dhe Dino Kalenjën ai protestoi kundër pushtimit fashist të Shqipërisë, organizoi një demonstratë antifashiste në shkollë dhe për këtë u arrestua në vitin 1939.

Ai u kthye në atdhe nga fundi i vitit 1941. Ai ju bashkua batalonit "Dajti" i cili ndërmorri sulme dhe aksonie kundra forcave pushtuese në Shqipërinë e Jugut dhe atë të Mesme.

Prania e tij nuk zgjati shumë me "Dajtin" e cila u karakterizua nga dezertimet dhe dështimet në përgjithësi ndaj dhe u hodh me çetën partizane "Koto Hoxhi", më pas u pranua dhe në Partinë Komuniste. Në këtë moment të jetës së tij politiko-ushtarake u bë dhe drejtues politik i çetës "Hajredin Tremishti". Puna e tij i shkaktoi dëme të rënda pushtuesit dhe për këtë u vu në shënjestër të qarqeve pushtuese. Ai nuk u frikesua, por vazhdoi luftën e tij derisa më 1943Mezhgoran në një përleshje me nazistët ra deshmor i kombit.

Literatura

Redakto