Asllan Bajrami
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Asllan Bajrami (lindur më 2 qershor 1955, Prapashticë) është një gazetar kosovar. Ai fillimisht punoi në Televizionin e Prishtinës dhe RTSH prej 1976 deri 1990, dhe që prej 2000 deri 2020 si korrespondent i Tiranës për Radio Televizionin e Kosovës. Ai ka qenë bashkëpunëtor i disa emisioneve në gjuhën shqipe në Gjermani, Danimarkë, SHBA, Australi si dhe i disa gazetave e botimeve në mërgatën shqiptare.
Karriera
RedaktoPërveç pasqyrimit të ngjarjeve ndër më kryesorët si demonstratat studentore dhe popullore në Kosovë në vitet '80-të, greva e minatorëve të "Trepçës (1989), zhvillimet në Kosovë në vitët '90-të, gazetari Asllan Bajrami në detyrën e drejtuesit dhe përgjegjësit të Redaksisë së Kosovës pranë Radiotelevizionit Shqiptar (RTSH 1991-1999), ka mbuluar si reporter special Konferencën Ndërkombëtare në Rambuje të Francës (shkurt-mars 1999), ka koordinuar punën me gazetarët në terren për të pasqyruar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në emisionet e Radio Tiranës dhe në Transmetimet me Satelit në Televizionin Shqiptar. Më 12 qershor 1999, gazetari Asllan Bajrami ka raportuar nga vendi i ngjarjes hyrjen në Kosovë të trupave tokësore të NATO-s.
Gjatë karrierës së tij prej më shumë se katër dekada, gazetari Asllan Bajrami ka realizuar qindra transmetime të drejtpërdrejta televizive, ka moderuar debate dhe programe të ndryshme, si dhe është autor i dhjetëra telereportazheve dhe dokumentarëve televiziv si, "Themelet e Pavarësisë", "Kosova-një histori e shkurtër", "Nuk burgoset Kosova", "Kreshnikët e UÇK-së", "Rruga e Kombit", "Rapsodi dhe atdhetari Dervish Shaqa", "Kënga dhe jeta - Hashim Shala", "Jetoi me ëndrrë e tij-Ahmet Mujota,Plaku", "Kujtojmë mos me harrue", e të tjerë.
Mirënjohje dhe dekorata
RedaktoUnioni i Studentëve Shqiptarë më 17 shkurt 2007, ka nderuar gazetarin Asllan Bajrami me "MIRËNJOHJE" me rastin e inagurimit të bustit të dëshmorit të Universitetit të Tetovës, Abdylselam Emini, me motivacionin: "Për kontributin e dhënë në themelimin e Universitetit të Tetovës".
Më 22 janar 2022, gazetari Asllan Bajrami është nderuar me titullin, "AMBASADOR I PAQES" nga organizata "GLOBAL SOCIO-ECONOMIC and FINANCIAL EVOLUTION NETWORK", (Memb: 0842, RC: 2523714).
Presidenti i Repubikës së Shqipërisë Ilir Meta me Dekretin Nr. 13729, datë 24.06.2022 ka dekoruar gazetarin Asllan Bajrami me titullin "NAIM FRASHËRI", me motivacionin: "Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për punën e tij si gazetar, sidomos gjatë zhvillimit të luftës së UÇK-së në Kosovë, si dhe për punën e tij në afrimin dhe bashkëpunimin sa më të ngushtë të të gjitha mediave në gjuhën shqipe kudo në botë".
Më 01.12.2023 Lidhja Shqiptare në botë e nderon Asllan Bajramin me "Mirënjohje", duke e shpallur anëtar nderi të LSHB, me motivacion: "Për kontribut të jashtëzakonshëm në çëshjen kombëtare shqiptare dhe për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Lidhjen Shqiptare në Botë".