Asonanca (zanoresia) vjen nga latinishtja adsonare - bashketingellon, i pergjigjet nje titulli.

Është rime jo e plote e dy a me shume vargjeve, qe kane te njëjta vetëm zanoret e theksuara dhe zanore te tjera te fjalëve fundore. Ndonëse me rralle, asonanca mund te shfaqet edhe ne zanore te përsëritura brenda vargut. Përdoret për te arritur pëlqim tingullor ose tingëllim te këndshëm.

Shembull :

Sinan Malua cepever dhe
Vrit e prit n'ata leven de.
(Populli)

Shkronjat e pjerrëta përbejnë asonance, sepse zanoret janë te njëjta, ndërsa bashkëtingëlloret ndryshojnë.