Asteizmi vjen nga greqishtja asteismos - hokë, fjalë therëse.

Është figura stilistike, me anën e së cilës qortojmë ose shajmë, me qëllim që të lavdërojmë. Pra, është e kundërta e ironisë.

Shembull :

Gjyshërit tanë, eh, paçin dritë
njerëz kokëtrashë, kurrgja s'kanë dijtë...
Ata të mjerët s'kanë dijtë atëhera
as "buongiorno" as "kalispera"
(Filip Shiroka - Si po prishet gjuha shqipe)