Astenosfera
Astenosfera është shtresa më e epërme e sferës së mesme të Tokës ose manteliit, që shtrihet në thellësi 100–350 km nën kontinente dhe 50–220 km nën fundin e oqeaneve, e trashë rreth 150 km. Astenosfera ka veçori veshtullore (plastike) dhe në të zhvillohen proceset e barazpeshës izostatike ndërmjet kores së Tokës dhe mantelit të epërm. Në astenosferë gjenden vatrat e tërmeteve e të vullkaneve dhe shkaktarët e lëvizjeve të kontinenteve.
Ky artikull nga gjeografia është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |