Astrit Dehari
Astrit Dehari (1990 - Nëntor 2016) ishte Shqiptar nga Kosova, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ai vdiq në qendrën e paraburgimit në Prizren në rrethana të dyshimta.
Arrestimi
RedaktoMë 4 gusht të vitit 2016 kur objekti i Kuvendit të Kosovës u sulmua me një granatë dore. Më 30 gusht të atij viti, Policia e Kosovës kishte arrestuar gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, si të dyshuar për kryerjen e sulmit. Një nga ta ishte Astrit Dehari.
Paraburgimi dhe Vdekja
RedaktoBashkë me të tjerët, Astriti kishte përfunduar në paraburgim në Prizren, teksa priste aktakuzën me 5 Nëntor të vitit 2016, Astrit Dehari, u gjend i vdekur në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Polemikat pas Vdekjes
RedaktoVdekja e tij ende mbetet mister, ai vdiq në qelinë e paraburgimit më 5 Nëntor 2016, në rrethana të dyshimta. Lëvizja Vetëvendosje, partia në të cilën ai bënte pjesë, beson se vdekja e tij nuk kishte ardhur siq raporton policia, por se vdekja e tij ishte një vrasje politike për shkak të veprimtarisë së tij.
Një vdekje që në minutat e para kur u dha lajmi, shokoi gjithë vendin, por shokimi u kthye shpejt në konfuzitet, që u krijua nga konstatimet e pasakta të organeve të shtetit që aludonin në një vetëvrasje.