At Stath Melani (Melan, 18 shtator 1858 - Postenan, 24 dhjetor 1917) ka qenë prift ortodoks shqiptar që muar pjesë në Kongresit të Manastirit, dhe ndihmoi në përhapjen e vetëdijes së shqipes në viset jugore shqiptare. U vra prej ithtarësh grekomanë ngaqë këmbëngulte në përdorimin e shqipes në liturgjitë ortodokse të atyre anëve.

Stathi Melani

Biografia

Redakto

U lind në Melan të Kolonjës, i biri i Kostandinit dhe Zoicës, vëlla mes tre motrave: Marinë, Eftalisë dhe Anastasisë. I ati u zhvendos me punë në Stamboll ku dhe mori pas vetes të birin më 1876-1877, ku u shkollua dhe punoi si shitës gazetash, punë të cilën ia gjeti Josif Prifti nga Ogdunani. Melani u takua me patriotë shqiptarë, u bë aktiv në përhapjen e librave shqip që vinin kryesisht nga Bukureshti, prej njëfarë Stefan Pellazgut. Veprimtaria e Melanit i shqetësoi autoritetet osmane, të cilat e arrestuan Pellazgun ndërsa Melani shkoi në Shtetet e Bashkuara.

U bë prift në Worcester, Massachusetts; ndërsa mes viteve 1914-1917 shërbeu prift në kishën e Shën Nikollës në Southbridge, Ma. Më 1888 mori për grua Kostandina Logon nga Izgari, dhe u trashëguan me nëntë fëmijë, pesë djem dhe katër vajza.

Në të njëjtën kohë veprimtaria e tij përcillej edhe nga priftërinjtë ortodoksë grekë të cilët organizuan edhe vrasjen e tij. Kështu, më 24 dhjetor 1917 banda e kusarëve të Josif Suropullos i zuri pritën e vrau dhe i masakroi kufomën duke i prerë kokën për t'u tërhequr vërejtjen dhe frikësuar veprimtarët e tjerë shqiptarë ortodoksë. Megjithatë vrasja dhe masakrimi i tij te të rinjtë e Shqipërisë së jugut ishte vetëm një vërtetim për rendësinë e gjuhës shqipe.

Veprimtaria Patriotike

Redakto

Veprimtaria patriotike e At Stath Melanit, që kap një periudhe rreth 35 vjeçare dhe që u zhvillua në Stamboll, në Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe mbi dhjete vjet në Shqipëri, është e njohur në brezat e moshuarte krahinave te Shqipërisë Jugore dhe me gjere. Për veprimtarinë atdhetar te tij hedhin drite një mori shkrimesh, në libra, gazeta e revista te kohës, që kur ishte gjalle dhe pas rënies dëshmor, nëpërmjet te cilave dhe burimeve te shumta gojore, është arritur te jepet një tablo pak a shumë e plote për veprimtarinë e këtij patriot! Ai as pasurinë e gjithë botes nuk e vinte përpara detyrës se shenjte ndaj Atdheut.

Vlerësimi që i ka bere patrioti i dëgjuar, Mihal Grameno, qysh në vitin 1907 si : "Atdhetar i flakte, i zgjuar dhe trim, si një nga te paktët patriote që përpiqeshin për te drejtat kombëtare në kohen e Sulltan Abdyl Hamitit", tregon se ai ka zhvilluar një veprimtari te shquar qysh në dhjetëvjeçaret e fundit te shekullit XIX. Për te ka folur e shkruar me respekt Fan Noli dhe shumë patriote e bashkëluftëtare te tij, shoqëri patriotike dhe redaksi gazetash. Veprimtaria e At Stath Melanit nuk kufizohet vetëm në fushën e propagandës e te organizimit. Ai ishte njëkohësisht edhe një luftëtar i pa epur, për me tepër një komandant çete i zoti, që paraprinte me shembullin e tij në çdo ndeshje me armiqtë. Qene bashkëluftëtar me me Riza Velçishtin, Mihal Gramenon, Çerçiz Topullin, Sali Butken, Hajredin Tremishtin, Kopi Tushemishtin, Pandeli Çeçon, Mihal Dhosin, etj.

At Stath Melani vritet në pusi nga andartët grekë më 24 dhjetor 1917. Vrasja e At Stathit shkaktoi një valë te madhe hidhërimi jo vetëm në popullsinë e krahinave te Përmetit, Leskovikut dhe Kolonjes, por edhe te Gjirokastrës, Tepelenës, Delvinës, Sarandës, Çamërisë dhe Vlorës, si dhe ndër shqiptaret jashtë atdheut në ShBA dhe gjetke. U bene shumë protesta tek autoritetet italiane te pushtimit, nëpërmjet te cilave kërkonin zbulimin dhe ndëshkimin e vrasësve.

Referimet

Redakto