Sipas Demokritit - filozof grek - lendet që na rrethojnë janë te ndërtuara nga grimca shume te vogla. Ai mendonte se këto grimca ishin te pandashme, prandaj u quajtën atome (nga greqishtja, atomos = i pandashëm).

Modeli i atomit

Një cope shkumës ndahet në dy pjesë. Secila nga pjesët përsëri ndahet në pjesëza përsëri te vogla. Vjen një çast sipas Demokritit, që pjesëza nuk mund te ndahet me në pjesëza te tjera me te vogla. Ky është atomi i shkumësit.

Sipas Demokritit, substancat e ndryshme janë te përbëra nga atome te ndryshme. Uji përbehet nga atome uji, druri nga atome druri, prandaj edhe substancat janë te ndryshme.

Përfytyrimet e Demokritit ishin mjaft te mira për kohen, por nuk janë krejtësisht te sakta. Dimë që uji, shkumësi, druri nuk përbehen nga atome uji, shkumësi ose druri, por nga molekula ose janë kristale. Demokriti nuk kishte te drejte kur i mendonte atomet si te pandashme, për përfytyrimi i tij për atomet si grimca shume te vogla ishte i sakte.

Eksperimentet e para që treguan se atomi nuk është i pandashëm ishin ato te kalimit te rrymës elektrike në gazet e rralluara. Në një gyp qelqi vendosen dy elektroda, katoda K e lidhur me polin negativ te burimit te rrymës se vazhduar dhe anoda A e lidhur me polin pozitiv. Ndërmjet dy elektrodave ushtrohet një diference potenciale e larte (rreth 10000V). Midis 2 elektrodave lind një shkarkese elektrike që vjen duke u dobësuar me zvogëlimin e trysnisë se gazit që mbush tubin. Kur trysnia ulet në mënyre te mjaftueshme, ndriçimi i tubit zhduket dhe në pozicion te kundërt me katodën shfaqet një drite fluoreshente.

Kjo dukuri u shpjegua me veprimin e grimcave që dalin nga katoda dhe lëvizin drejt anodës, te cilat u quajtën rreze katodike.

Analiza e kujdeshme e dukurisë nga shkencëtare anglez te ndryshëm, sidomos nga fizikanti anglez Tomson (Jozeph John Thomson) tregoi se :

  • a) grimcat e rrezeve katodike kane ngarkese elektrike negative ;
  • b) grimcat janë gjithnjë te njëjta edhe nëse ndryshohet modeli i katodës ose gazi që përmban tubi.

Këto grimca u quajtën elektrone. Atomet e te gjitha elementeve përmbajnë elektrone.

Masa e elektronit është rreth 2 mije here me e vogël se masa e atomit te hidrogjenit. Ajo është e barabarte 9.11*10−28, pra është e papërfillshme. Zbulimi i elektronit është shume i rëndësishëm, sepse vërtetoi se atomet nuk janë te pandashme, por përbehen nga grimca me te vogla, një prej te cilave elektroni.

Letërsi Redakto

  • Gangopadhyaya, Mrinalkanti (1981). Indian Atomism: History and Sources. Atlantic Highlands, New Jersey: Humanities Press. ISBN 0-391-02177-X. OCLC 10916778.
  • Harrison, Edward Robert (2003). Masks of the Universe: Changing Ideas on the Nature of the Cosmos. Cambridge University Press. ISBN 0-521-77351-2. OCLC 50441595.