Këngëtarja shqiptare Aurela Gaçe ka lindur më 16 tetor të vitit 1974, në Llakatund të qytetit bregdetar të Vlorës. Gaçe ka filluar të këndojë që në moshën 4 vjeç e gjysmë në Festivalin e Fëmijëve në qytetin e saj Vlorë. Aty ka spikatur talenti i saj, që do të shpalosej më tej gjatë gjithë fëmijërisë në ngjarje muzikore, ku edhe ka fituar mjaft çmime.

Aurela Gaçe
Skeda:Aurela.jpg
U lind në16 tetor 1974
Kombësiashqiptare
Faqja në rrjetwww.aurelagace.com

Për Aurelën shkolla ka qenë vendi i marrjes së dijes, por ajo shumicën e kohës e kalonte duke kënduar. Si natyrë mund të cilësohet rebele.

Mendja e saj ishte e fokusuar vetëm te kënga. Ajo ishte e destinuar të bëhej një këngëtare. Në moshën 19 vjeçare ajo mori pjesë në Festivalin e madh të Këngës në Radiotelevizionin kombëtar në Tiranë, ku edhe pati një performancë shumë të mirë me këngën “Pegaso”. Katër muaj më vonë ajo konkurroi dhe fitoi në Festivalin e Pranverës 1994.

Suksesi i vërtetë i Aurelës filloi me këngën e saj “Nata” në Festivalin në RTSH ‘95. Që prej asaj kohe ajo fitoi 2 çmime të para në Festival ‘99 me këngën “S'jam tribu” dhe në Festival ‘01 me këngën “Ndjej”.

Mdërkaq një sukses të madh ajo fitoi me këngën “Fati ynë shpresë e marrëzi”, ku edhe zuri vendin e dytë në Festivalin e ’98.

Aurela ka fituar dhe çmime të treta në Festivalin ‘96, me këngën “Me jetën dashuruar”, dhe në Fest ‘98 me “E pafajshme jam”. Aurela ka zotëruar dhe aftësi aktrimi që kur ishte fëmijë dhe kjo i ka dhënë mundësinë e fitimit të 3 çmimeve speciale bazuar në interpretimet e këngëve të saj në festivale si dhe një çmim special nga Top Albania Radio. Për të promovuar më tej albumet e saj ajo ka dhënë dy koncerte solo live. Këto koncerte u mbajtën në Pallatin e Kongreseve në Tiranë në vitet 1998 dhe 2000.

Në vitin 2000 Aurela provoi se “Akademia e Arteve” ishte zgjedhja e duhur për të dhe u diplomua atë vit në Dramë. Ajo nxori në treg 2 albume në vitin 1998 dhe 2 të tjerë në vitin 2000.

Stili i Aurelës varion nga pop në folk. Në shkurt 2002 Aurela vendosi të sfidonte vetveten dhe u zhvendos në Amerikë. Për të ky ishte një fillim i ri. Ajo menjëherë fitoi popullaritet në komunitetin shqiptar për shkak të zërit të saj të mrekullueshëm dhe performancave elektrizuese, duke filluar që nga klubet, koncertet në gjithë Amerikën e deri në eventet private.

Në vitin 2004 Aurela këndoi të dy himnet kombëtare të Shqipërisë dhe Amerikës në një event me pjesëmarrjen e Presidentit Bill Klinton. Në mars 2007 fotografi i mirënjohur Fadil Berisha organizoi një koncert special për nder të këngëtareve shqiptare Vaçe Zela e 'Nexhmie Pagarusha. Me Këngën Feel The Passion (Kënga ime) mori pjesë në Eurovision Song Contest 2011, ku përfaqësoi Shqipërinë në "Fortuna Düsseldorf Arena" në Düsseldorf të Gjermanisë më datë 10 maj në natën gjysmëfinale.

Me datën 11 korrik-2 gusht të vitit 2020, Gaçe u rikthye në skenën muzikore me këngên e titulluar "Lento", e cila brënda javës arriti të akumuloje mbi 1.2 milion shikime në kanalin e saj zyrtar në platformën Youtube.

Këngë dhe Toplista

Redakto
  • Pegaso – 1993, (Fest'93)
  • Nuk mjafton – 1994, (Festivali pranverës, çmimi i parë)
  • Nata – 1995, (Fest'95)
  • Me jetën e dashuruar – 1996, (Fest'96, çmimi i tretë)
  • Pranvera e vonuar – 1997, (Aleksander Gjoka)
  • Fati ynë shpresë dhe marrëzi – 1997, (Fest'97, çmimi i dytë)
  • E pafajshme jam – 1998, (Fest'98, çmimi i dytë)
  • S'jam tribu – 1998, (Fest'99, çmimi i parë)
  • Cimica – 2000,
  • Jetoj – 2001,(Fest'01, çmimi i parë)
  • Hape veten ti – 2007, (Kënga magjike, çmimi i parë)
  • Jehonë – 2008, (West Side Family)
  • Bosh – 2008,
  • Origjinale – 2010, (Dr.Flori & Marsel; Hit)
  • Kënga ime – 2010 (Fest'10, çmimi i parë; Hit)
  • Cash – 2011, (MC Kresha; Hit)
  • Pa kontroll - 2014, (Young Zerka, çmimi i parë, "Kënga Magjike 2014")
  • Akoma jo – 2015, (çmimi i parë, "Kënga Magjike 2014")
  • Fustani"- 2017
  • Te dua"-2018
  • Zemra rratatata"-2018 (Kenga Magjike)
  • Më mbaj"-2019
  • Veten dua gjallë"-2020
  • "Lento"-2020

Lidhje të jashtme

Redakto