Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (Kosovë)
Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) është një institucion që rregullon fushën e Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Republikën e Kosovës.
Statuti
RedaktoNë mbështetje të nenit 142, paragrafi 1, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe të nenit 78, paragrafi 1, të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikimet Elektronike, Bordi Drejtues i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, me vendimin nr. 1043 (protokolli 053/B/17) miratoi Statutin e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.[1]
Statuti i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare rregullon emrin dhe selinë, organizimin e brendshëm, fushën e veprimit dhe kompetencat, menaxhimin, aktet e përgjithshme, publicitetin e punës, menaxhimin e buxhetit për ushtrimin e mandatit ligjor dhe aktiviteteve rregullatore si dhe çështje të tjera me rëndësi për funksionimin e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.[1]
Shih edhe
Redakto- Komisioni i Pavarur i Mediave, që rregullon mediat elektronike dhe audiovizuele