Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (Shqipëri)

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (shpesh i shkurtuar si AKEP) është organi rregullator në fushën e komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare, i cili mbikëqyr kuadrin rregullator të parashikuar në ligjin për komunikimet elektronike dhe ligjin për shërbimet postare, si dhe politikat e zhvillimit të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave. Roli institucional, funksionet dhe kompetencat si organ rregullator në fushën e komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare parashikohen në legjislacionin material për komunikimet elektronike dhe shërbimet postare në Republikën e Shqipërisë.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare
Agency overview
JuridiksioniShqipëria
Selitë qendroreRruga Reshit Çollaku, nr. 43, Tiranë, Shqipëri
Agencia executive
  • Tomi Frashëri, Kryetar i Bordit Drejtues
Faqja e internetitakep.al

AKEP është një subjekt juridik, publik, jobuxhetor, i drejtuar nga Këshilli Drejtues, i cili është i pavarur në marrjen e vendimeve dhe respekton rregulloren e brendshme të miratuar. Këshilli Drejtues përbëhet nga 5 anëtarë të emëruar nga Kuvendi me propozim të Këshillit të Ministrave.[1][2][3] AKEP gjithashtu menaxhon domenin gjeografik të nivelit të lartë .al. Zyra e saj ndodhet në Rr. Reshit Çollaku, Nr.43 në Tiranë.

Referime

Redakto
  1. ^ "Communication authority criticises monopoly in Albanian landline telephony". SETimes (në anglisht). 8 mars 2011. Marrë më 31 tetor 2012.
  2. ^ Muçaj, Enkelejda; Sajmir Dautaj (24 shkurt 2010). "General and individual authorizations under new Law on Electronic Communications". International Law Office. Marrë më 31 tetor 2012.[lidhje e vdekur]
  3. ^ "Plus calls on govt to issue more 3G licences". TelecomPaper. 21 shtator 2011. Marrë më 31 tetor 2012. OTE's AMC was the highest bidder in the tender recently organised by the Electronic and Postal Communications Authority (AKEP) to grant a second 3G mobile licence in the market.