Ky artikull apo seksion është jo i plotë ose me cilësi të dobët. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar!
Ky artikull duhet të përmirësuar në:  Artikulli ka nevojë për një formulim më formal. Pavarësisht se ka disa referenca dhe burime, ka nevojë që ato të kenë nga një përshkrim dhe të mos lihen si lidhje të thjeshta.

Avdo Megjedoviq (nga fshati Obrov në afërsi të Bijello Pole,[1], 1875-1953) ishte një këngëtar lahutar nga Mali i Zi. Avdo është një nga poetët epik më të mëdhenjë i Sanxhakut dhe më gjerë. Poema e tij epike Martesa e Mehë Smailagiqit e cila ka 12.311 vargje , aq sa sëbashku Iliada dhe Odisea.[2] Shkencëtari amerikan Milman Parry, studiues dhe profesor në Universitetin e Harvardit në gjysmën e parë të shekullit të 20, Avdon e quajti "Homeri ballkanik".

Në fëmijëri nuk kishte shkuar në asnjë shkollë , ndërsa pasi kishte arritur moshën madhore nëntë vjet ai shërbeu në ushtrinë osmane dhe gjatë asaj kohe zotëroi mirë gjuhën osmane dhe turke, natyrisht edhe shqipen, ndërsa në Selanik ka përfunduar shkollën nënoficer marine . Pas përfundimit të shërbimit ushtarak u kthye në Obrovën e tij të lindjes dhe hapi një fermë, duke punuar në dyqanin (mishtore) familjar në Bijello Pole. Me lahutën u takuan në fëmijërinë e hershme ndërsa aftësinë për ta të mësuara ekzekutimin me lahutë e mësoi nga babai i tij Huseini, i cili ishte një lahutarë i shkëlqyer, ndërsa më vonë prej lahutarëve të tjerë të famshëm të asaj kohe. Në sajë të talentit të jashtëzakonshëm dhe aftësisë me kalimin e kohës arrin të jetë këngëtari dhe lahutari më i kërkuar në trevën e Sanxhakut dhe më gjerë.

Hulumtuesi i krijimtarisë epike të hapësirës më të gjerë të Ballkanit, në mënyrë që të studimi të ashtuquajturës. "Çështjes homeriane", një nga filologët me ndikim më të shekullit të 20, profesori i një universiteti prestigjioz amerikan, Harvard, Milman Parry, gjat viti 1935, regjistroi në pllakë speciale fonografe, 80.000 vargjet epiketë Avdo mexhedoviqit. Në bazë të këtyre studimeve Perri ka shpikur teorinë moderne të letërsisë gojore dhe homerologjinë moderne. Lordi Albert Bates vazhdoi punën për mbledhjen e krijimtarisë epike gjithashtu profesor në Universitetin e Harvardit, në 1950-1951, regjistroi një edhe 18.000 vargje të Avdo, duke kompletuar një koleksion mbresëlënëse prej rreth 100.000 vargjeve të "Homerit të Sanxhakut" Avdo Megjedoviqit.[3]

Prof. Zymer Neziri,epikolog, bazohet në katër pika në shpjegimin e prejardhjes shqiptare të Avdo Megjedoviqit: 1. plisi, të cilin nuk e mban ndonjë etnitet tjetër përveç shqiptarëve; 3. fjalët shqipe që i përdorë në këngët e tij epike; 3. deklaratën e tij para profesorit Perri kur thotë se ne rrjedhim nga gjaku i Ferizit, jo Ferizoviqit (citoj: “Mi poticemo od krvi Ferizi”), dhe 3. sintaksa e tij.[4][5]

I panjohur dhe i papranuar, sikurse edhe jetoi, Avdo Megjodoviqi vdiq në vendlindjen e tij Obrovë në vitin 1953.[6] Sulejman Zatriqi në vitin 2011 ka prodhuar emisionin filmik për jetën dhe veprën Avdo Mexhewdoviqit.[7][8]

Burimet e informacioneve

Redakto
  1. ^ Zaslužujemo bogat kulturni život
  2. ^ Avdo Međedović (1875-1953) Arkivuar 21 shkurt 2014 tek Wayback Machine, Bosnjyci InfoMagazin, 29 Juni, 2013
  3. ^ Lord, Albert Bates (1960), The singer of tales, Cambridge, Mass.: Harvard University Press
  4. ^ Azizi.I.Eposi i Sanxhakut, Gazeta Koha Ditore,e shtune 25. 04. 2015,Prishtinë
  5. ^ http://gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20150427.pdf.faqe[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur] 21
  6. ^ http://www.bosnjaci.mehistorija/avdo-mededovic-1875-1953/#prettyPhoto[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  7. ^ https://www.youtube.com/watch?v=hpQZzcfXIt4/Film për Avdo Mexhedoviqin, "Homerin e Ballkanit"
  8. ^ https://www.youtube.com/watch?v=8buaCDlYU2U&list=PLBD94BD79A3D56329&index=2 / Film për Avdo Mexhedoviqin, "Homerin e Ballkanit"

Movie Film Avdo Medjedovic documentaryYouTube